Në kuadër të Javës së Integritetit, ELSA Albania, si një nga partnerët e ICC Albania ka hapur thirrjen e një konkursi me ese “Teknologjia – si një aleat në luftën kundër korrupsionit“.
Thirrja është e vlefshme për të gjithë studentët e drejtësisë dhe profesionistët e rinj të ligjit, të cilët demonstrojnë interes, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit, si edhe në SDG 16 të Agjendës 2030.
Dërgimi i eseve do të bëhet nga data 22 Nëntor deri më 6 Dhjetor 2021 në adresën e e-mail: academicactivities@al.elsa.org.
Esetë më të mira do të botohen në Newsletter-in mujor të ELSA Albania.
Që një ese të vlerësohet pozitivisht, ju duhet të mbani parasysh të gjitha rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe.
Të gjitha pyetjet mund t’i adresoni në adresën e mësipërme elektronike.