ELSA Albania, në kuadër të ELSA Day, ju fton të bëheni pjesë e aktivitetit me temë “Privacy in the Digital Age“, si pjesë e fushatës më të rëndësishme ndërkombëtare të ELSA International.
Aktiviteti do të zhvillohet të mërkurën, në datën 24.11.2021, ora 17:00 – 18:15 në ambjentet e bibliotekës “Musine Kokalari”.
Në këtë aktivitet do të mund të ndiqni një panel diskutimi me 3 panelistë ekspertë të fushës:
Prof. Dr.Eralda Met’hasani Çani, Megi Ndregjoi -Këshilltare Ligjore në Kuvendin e Shqipërisë dhe një përfaqësues nga institucioni i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Ata do të diskutonë mbi konceptet bazë të temës së përzgjedhur dhe mbi punën e
6 anetarëve të ELSA Albania, të cilët kanë qënë pjesë një research group dhe kanë hulumtuar në lidhje me tematiken.
Si mund të bëheni pjesë e eventit? Plotësoni këtë formë.