“Halimi Foundation Institute” dhe ELSA Albania janë në kërkim të vullnetarëve për pozicionin e “court reporter”, të cilët do të punojnë tërësisht online përgjatë periudhës Nëntor – Dhjetor 2021.
Të përzgjedhurit, përveçse do të kryejnë raportimin e çështjeve gjyqësore shqiptare dhe atyre ndërkombëtare që paraqesin interes të veçantë në drejtim të zhvillimit të jurisprudencës, do të angazhohen dhe në botimin e një buletini informativ me natyrë juridike.
Në përfundim të internshipit, vullnetarët do të pajisen me certifikatën përkatëse që vërtetojnë kryerjen e praktikës nga themeluesi i Fondacionit.
Nëse je mes moshës 18 – 25 vjeç dhe je i apasionuar pas ligjit dhe jurisprudencës, atëherë kjo është mundësia juaj.
Duke dërguar një letër motivimi në adresën aahmetaj@halimi.al, brenda datës 31/10/2021 ju mund të jeni një nga “court reporter” e Fondacionit “Halimi Foundation Institute”.