Burime LigjoreEMA: Thirrje për Aplikime

October 22, 20210

Shkolla për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian

Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Politike (ASP) dhe Qendrën Alert shpallin thirrjen për aplikime për pjesëmarrjen në Shkollën për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian. 

Qëllimi i programit

Objektivi kryesor i projektit është rritja e kapaciteteve të Organizatave të Shoqërisë civile që merren me çështjet e mbrojtjes së konsumatorit dhe grupimeve të tjera profesioniste, dhe nxitjen e përdorimit të kësaj ekspertize në bashkëpunim të ngushtë me institucionet shtetërore për të ndikuar në politikat dhe proceset vendimmarrëse në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Organizimi i Shkollës

Shkolla përbëhet nga 10 module trajnimi, të cilat do të zhvillohen duke filluar nga muaji nëntor 2021. Kurrikula e trajnimit do të trajtojë tematikat e lidhura me mbrojtjen e konsumatorit, duke kombinuar qasjet teorike, me rastet praktike, mentorim, dhe po ashtu do të ofrojnë shkëmbimin e eksperiencave midis profesionistëve të fushës.

Modulet do të zhvillohen me një kohëzgjatje 2 ditore (ditën e premte pasdite dhe të shtunë gjithë ditën), të strukturuara në 6 sesione. Këto module do të fokusohen në tema që kombinojnë  Kapitullin 28 (Mbrojta e Konsumatorit dhe Shëndetit) me Kapitujt 1, 3, 12, 11, 27 , dhe do të angazhojnë më shumë se 40 lektorë dhe ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë të përfshirë si përfaqësues të institucioneve  dhe agjencive shtetërore, shoqatave të biznesit, shoqatave të konsumatorit, etj.

Në përfundim të ciklit të trajnimit, pjesëmarrësit do të pajisen me një certifikatë dhe  do të ftohen që të bëhen pjesë e tryezave konsultuese dhe aktiviteteve të parashikuara nga projekti për të nxitur bashkëpunimin mes aktorëve të ndryshëm institucionalë dhe grupeve të interesit.

Ku dhe si do të zhvillohen modulet?

Seria e Moduleve planifikohet të zhvillohet me pjesëmarrje fizike dhe në Tiranë. Në rast se do të ketë kufizime shtrënguese për pjesëmarrje fizike në kuadër të masave kundër përhapjes së Covid-19, në varësi të situatës, organizatorët do të marrin masat e nevojshme për të zhvilluar modulet në format hibrid ose vetëm online.

Pjesëmarrësit

Synohet të përzgjidhen rreth 25 pjesëmarrës:

  • Përfaqësues të shoqërisë civile që operojnë në nivel kombëtar dhe vendor
  • Punonjës të institucioneve shtetërore dhe ministrive përgjegjëse 
  • Përfaqësues të biznesit dhe agrobiznesit
  • Përfaqësues të shoqatave të konsumatorit, botës akademike, medias, profesionistëve të rinj dhe aktivistëve.

Regjistrimi dhe pjesëmarrja është pa pagesë.

Për të gjithë pjesëmarrësit do të sigurohet baza materiale e nevojshme gjatë aktivitetit.

Kriteret për aplikim:

  • Përshtatshmëria e eksperiencës akademike dhe/ose asaj profesionale me tematikat e Moduleve;
  • Angazhim i plotë e korrekt gjatë zhvillimit të Moduleve të caktuara dhe aktiviteteve të tjera të përfshira në program;
  • Njohja e gjuhës angleze të paktën në nivel mesatar është e domosdoshme pasi realizimi i Moduleve do të jetë në shqip dhe anglisht (pa përkthim);
  • Njohuri mbi Acquis e Bashkimit Europian mbi Kapitullin 28 ose kapituj të tjerë të lidhur (1,3,11,12,20 etj.) do të përbëjë avantazh;
  • Interesimi i shprehur dhe aktivizimi në çështje që lidhen me fushat e mbrojtjes së konsumatorit do të vlerësohet si vlerë e shtuar.

Si dhe kur mund të aplikoni?

Aplikoni brenda datës 31 Tetor 2021 duke plotësuar Formën e Aplikimit Online që gjendet në këtë link, ku të bashkëngjitni brenda formës dokumentet e mëposhtme (në Shqip ose Anglisht):

  • Curriculum Vitae (CV) të detajuar;
  • Shprehje interesi për pjesëmarrje duke specifikuar lidhjen tuaj akademike apo profesionale me fushën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020