PunësimEMA: Thirrje për Praktikë

October 13, 20210

Lëvizja Evropiane në Shqipëri (EMA) fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për  mundësinë e të ndjekurit një praktikë pune intensive në zyrën e EMA-s, e cila synon njohjen me veprimtarinë e sektorit të OJF-ve dhe me përvojën e punës në përgjithësi.

Detyrat kryesore

  • Kërkim shkencor
  • Zbatim projektesh
  • Menaxhim i mediave sociale
  • Shkrim dhe përkthim artikujsh
  • Mbështetje administrative, dhe
  • Detyra të tjera në varësi të interesit të aplikantit/es

Përfitimet

  • Qasje e lirë ndaj dokumentave dhe publikimeve të EMA-s të cilat ofrojnë mundësi për t’u njohur me  Procesin e Integrimit Evropian të Shqipërisë dhe politikat e BE-së.
  • Mundësi për t’u bërë anëtarë të Rrjetit Ndërkombëtar të Lëvizjes Evropiane. Kjo do të rrisë kontaktet dhe shanset për një zhvillim të mëtejshëm të karrierës profesioniste.
  • Certifikatë  pune, në përfundim të praktikës, si mirënjohje për punën e kryer

Të interesuarit duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme

  • Të jenë të paktën në vitin e tretë të studimeve të tyre universitare
  • Aftësi të mira në gjuhën angleze
  •  Njohja e gjuhës shqipe është e detyrueshme
  • Të ketë njohuri të mira të Paketës Microsoft Office
  • Njohuri të mira të rrjeteve sociale 
  • Aftësi për të punuar në ekip, por edhe në mënyrë të pavarur
  • Kreativitet dhe fleksibilitet

Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe një letër interesi shqip ose anglisht) në adresën e-mail: info@em-al.org

Afati i fundit për aplikim: 24.10.2021.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020