Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka nisur në Tetor 2021, fushatën e re për mbështetjen e BE-së për Shqipërinë “Evropa është Këtu 2.0”, bazuar në fushatën e vitit të kaluar “Evropa është Këtu”.
Këtë vit fokusi është informimi i qytetarëve për mbështetjen financiare të BE-së për Shqipërinë, veçanërisht në sektorët e arsimit, inovacionit, shëndetësisë, kulturës dhe bujqësisë.
Në këtë kuadër, projekti EU 4 Inovation në bashkëpunim me EUD do të organizojë një sërë aktivitetesh për të promovuar punën dhe rezultatet e arritura në sektorin e inovacionit.
Kreu i Delegacionit Evropian në Shqipëri ka ftuar sipërmarrësit e ekosistemit në një vizitë në mjediset e startup-it Funky Cabins.
Legit, si një nga startup-et e ftuar ka nderin të marrë pjesë në këtë takim sipërmarrësish, ditën e Hënë, në 22 Nëntor 2021 nga ora 16:00 – 17:00.