EUROLAB INTERNACIONAL GRUP kërkon të punësojë një Jurist/e.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Mbulon detyrat operacionale të departamentit;
- Menaxhon procesin e shkëmbimit të dokumentacionit dhe arkivimit përkates në departament;
- Evidenton dhe njofton departamentin me ndryshimet dhe përditësimet e mundshme ligjore;
- Harton, menaxhon, përditëson, monitoron dosjet ligjore dhe aktet specifike të secilës dosje ligjore;
- Monitoron komunikimet dhe ecurinë e ndjekjes së çështjeve specifike;
- Përshtat, monitoron kontratat e ndryshme të nevojshme për ecurinë e aktivitetit të biznesit dhe kryen raportimet përkatese pranë Menaxherit të Departamentit Ligjor
Kualifikimet dhe Kerkesat
- Të ketë përfunduar studimet e larta për Drejtësi në një Universitet jashtë Shqiperisë;
- Të ketë mbi 3 vite eksperiencë pune;
- Avantazh: eksperienca dhe njohja e legjislacionit të Shoqërive Tregtare, së drejtës Administrative dhe Civile;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane;
- Aftësi të shkëlqyera koordinuese dhe të punës në grup;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe organizimi;
Personat e interesuar, mund të dërgojnë aplikimet e tyre në adresën hr@eurolab.com.al.
Në subjekt të e-mailit të vendoset pozicioni i punës për të cilin aplikohet.