Ministria Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, fton bizneset fillestare Start-Up dhe personat fizik të cilët kanë ide e projekte inovative për krijimin e biznesit të ri, të aplikojnë për mbështetje financiare sipas kësaj grant-skeme.
Vlera maksimale e financimit nga MINT për Lotin 1, për një aplikant/biznes është nga 5,000.00 € deri në 10,000.00 €.
Për të gjitha Lot-et, përqindja e financimit nga aplikantët duhet të jetë jo më pak se 20% dhe jo më shumë se 50%
Për t’u kualifikuar për grant, aplikantët për Lot -1 duhet:
- Të jenë shtetas të Kosovës (vërtetohet me anë të kopjes së letër njoftimit)
- Të dëshmojnë se nuk kanë të hapur biznes paraprak me veprimtari të njëjtë (dëshmohet vetëm me deklarim)
- Të dëshmojnë se nuk janë nën hetime
Aplikimi për Grante bëhet duke përdor Platformën e shërbimeve elektronike eKosova, në linkun ekosova.rks-gov.net
Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve: 15/09/2021; ora 24:00.