Ky seminar krahason teknologjinë #blockchain me teknologjitë e tjera #cloudbased për të theksuar potencialin që ka #blockchain për të ofruar një përdorim më të gjerë dhe transformues, veçanërisht ndaj #fintech.
Organizatorët do të trajtojnë, ndër të tjera, se si teknologjia #blockchain dhe ekosistemi i saj (kriptomonedha, token, NFT-të, monedhat e qëndrueshme, etj.) mund, në kushte të caktuara, të vërtetojnë me çmim të ulët, atributet e një transaksioni.
Ju do të informoheni mbi potencialin që mbart përdorimi i teknologjisë #blockchain për të krijuar tregje të reja dhe lehtësuar ato ekzistueset, pa nevojën e ndërmjetëve financiar tradicionalë. Do të keni mundësi gjithashtu të eksploroni konkretisht efektet e teknologjisë #blockchain në paltformat digjitale, duke përdorur mjete dhe burime të ndryshme, për të vlerësuar kështu nivelin e sigurisë dhe besueshmërisë së saj.
Ky seminar synon të jetë shterues në trajtimin e teknologjisë #blockchain, të ardhmes së saj, duke ofruar, informacion, por pa u kufizuar në, implikimet afatgjata të kësaj teknologjie mbi biznesin, raportin e saj me teknologjitë e tjera, veçanërisht me #machinelearning (ML) dhe #internetofthings (IoT).
Dita dhe ora
E premte, 25, Mars 2022
7:00 PM – 8:00 PM CET
Vendndodhja
Hotel Plaza Tirana