Prej datës 1 Janar 2021 në Shqipëri është implementuar procesi i Fiskalizimit në zbatim të ligjit Nr. 87/2019 “Për Faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”. Modernizimi i sistemit tatimor u bë në përputhje me legjislacionin evropian, në kuadër të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.
Risi e procesit është fatura elektronike, me anë të së cilës procesi i raportimit dhe kontrollit nga Administrata Tatimore do të jetë më i shpejtë dhe efikas. Digjitalizimi i sistemit nuk parashikon asnjë taksë e re. Synohet identifikimi i rasteve të evizionit fiskal, shmangien e mos-pagimit të taksave në kohë, dhe i jep mundësi cdo biznesi të realizojë shpejt dhe sigurt deklarimin e faturave që lëshon. Në zbatim të këtij gjurmimi, çdo faturë do të ketë një numër identifikues të veçantë (NIVF).
Subjekte tatimpaguese në kuadër të procesit të fiskalizimit janë:
- Cdo tatimpagues që lëshon faturë sipas ligjit të fiskalizimit dhe legjislacionit ekzistues për tatimin mbi vlerën e shtuar;
- Organet publike;
- Bankat, institucionet financiare jobankare dhe subjekte të tjera, që ofrojnë shërbime pagesash të faturave elektronike.
Këto subjekte janë të detyruar të pajisen me certifikatë elektronike, e cila lidhet në mënyrë unike me subjektin si entitet. Aksesimi i saj bëhet në portalin E- Albania, në shërbimin elektronik “Aplikim për certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit”.
Hapat që duhet të ndjeki cdo subjekt, janë si më poshtë:
- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit”;
- Klikoni butonin “Përdor”;
- Plotësoni të dhënat e kërkuara në formularin përkatës elektronik:
- NIPT
- Emri i subjektit
- Numri i kontaktit
- E- mail
- Emri i Përfaqësuesit të subjektit
- Adresa, Qyteti
Nëse pagesa është kryer në bankë, ngarko në portal mandatin e pagesës së shërbimit; ose, Klikoni ‘Online’ për të kryer transaksionin online.
Kosto e shërbimit është 4000 AL.
- Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit;
- Certifikata Elektronike do t’ju dërgohet në adresën e emailit që keni plotësuar gjatë regjistrimit të biznesit në portalin e-Albania.
Kujdes: adresa e-mail e regjistruar në portal të jetë e aksesueshme në mënyrë të sigurtë nga ana juaj.
Pajisja me certifikatë elektronike do të bëhët për 10 ditë pune, dhe është e vlefshme 1 vit nga koha e gjenerimit të certificatës.