Burime LigjoreBurime për Start UpNdërrmarrësi & TregtiFlasim për Startup-et: Një Hapësirë për të Guxuar

December 17, 20210

Ju e keni parë, kushedi se sa herë, mbështetjen e Legit ndaj Startup-eve. Të themi të vërtetën, ne e kemi humbur numrin e postimeve të dedikuara ndaj thirrjeve të hapura dhe ngjarjeve për Startup-e. Megjithatë, ju mund të na thoni një numër të saktë duke i hedhur një sy seksionit Startupe në Legit, ndërkohë që ne trajtojmë në këtë postim ekosistemin e tyre.

 

Çfarë është një StartUp?

Steve Blank, një profesor biznesi, e përkufizon atë si “një organizatë të përkohshme, e krijuar për të kërkuar një model biznesi që është i përsëritshëm dhe i shkallëzueshëm”. Nga ana tjetër, projektligji shqiptar “Për mbështetjen dhe zhvillimin e Startupe-ve Inovative” jep një tjetër përkufizim. Ligjvënësi ynë e konsideron një startup inovativ si “një kompani, qëllimi i së cilës është të krijojë dhe zhvillojë një model të ri biznesi, produkt ose shërbim, unik dhe të zbatueshëm në praktikë, me një vlerë të shtuar teknologjike që synon të përmirësojë modelet, produktet ose shërbimet ekzistuese të biznesit.” Megjithatë, do ta trajtojmë në detaje projektligjin në një tjetër postim në blog.

 

Çfarë e bën dallimin?

Sipërmarrësit mund ta thonë, dhe ne do t’a konfirmojmë: dëshira e brendshme për të krijuar një model unik biznesi, dhe për të ofruar një zgjidhje inovative në treg, i dallon startup-et nga pjesa tjetër e sipërmarrjeve të biznesit. Megjithatë, nuk bëhet gjithmonë fjalë për pasjen e idesë më  fantastike ndonjëherë. Përpara lançimit të produktit të shkallëzuar dhe të përsëritshëm, themeluesi(ët) kalojnë nëpër një proces të zgjatur kërkimi, të cilin profesor Blank e konsideron si “përqasja e metodës shkencore”.

Orë të gjata  duke përpunuar stuhi idesh dhe informacione  kërkimet, ngritja e hipotezave dhe testimi i çdo skeme të mundshme, studimi i tregut dhe eksperimentim me të dhënat e mbledhura – shkojnë përtej guximit për të rrezikuar ndaj së panjohurës. (Sipërmarrës – ne ju shohim dhe nderojmë përpjekjet tuaja për progres!)

 

Informacion i nevojshëm

Në mënyrë që të shpjegojmë natyrën e një Startup-i, duhet t’ju tregojmë fazat nëpër të cilat kalon një sipërmarrje e tillë. Një startup nuk është një biznes tipik i themeluar tashmë, që synon të ofrojë një produkt ose shërbim të ri për klientët aktualë dhe ata potencialë. Madje është krejt e kundërta – ideja e jashtëzakonshme që ka identifikuar një nevojë të tregut, duhet të komercializohet. Me fjalë të tjera, i duhet të ekzekutohet dhe të monetizohet ose të financohet në mënyrë që të hyjë në treg.

Zakonisht investitorët privatë ose palë të tjera, i mbështesin sipërmarrësit e rinj me kapitalin e nevojshëm për ndërtimin e një produkti minimal të qëndrueshëm (MVP), i cili nuk është gjë tjetër veçse prezantimi i parë i tregut, me atë që i ka munguar (aka ideja madhështore/ novative/ efikase). 

Kjo fazë testimi është sfiduese, sepse kërkon vlerësimin e arsyes së tërheqjes së klientëve. Nëse u pëlqen, Startup-i ka siguruar klientët e parë potencialë. Nëse jo, themeluesi(ët) do t’i rikthehen përqasjes së metodës shkencore, testimit, ri-orientimit dhe do të bëjnë gjithçka që është e nevojshme për t’u përshtatur me reagimet e klientit – nëse përpjekja është e zbatueshme.

Paragrafët e mëposhtëm do t’i shtjellojmë duke ndjekur supozimin se, TKP-të (Treguesit Kryesorë të Performancës) e Startup-it tregojnë një rritje pozitive drejt qëllimeve kryesore të themeluesit(eve).

Pra, me një produkt dukshëm të mirëpritur në treg dhe me një numër në rritje, dhe të përsëritur të klientëve, ne kemi arritur atë që startupers-at e konsiderojnë si kulmin e idesë së tyre, ose më saktë fazën Scale Up. Në këtë moment “ideja e madhe” nuk është më një ide, dhe sipërmarrësi ka krijuar tashmë  biznesin e tij/saj.

Ne nuk do ta mbyllim këtë postim duke thënë “Shpresojmë që kjo të ndodhë me Startup-in tuaj” sepse nuk ka shpresa, por vetëm veprime (siç na është thënë dhe tani e praktikojmë).

Tani, është radha juaj të dilni atje dhe të nxisniinvestitorët tuaj, në mënyrë që të mund të revolucionarizojmë mjedisin e sipërmarrjes së bashku! Nëse keni nevojë për këshilla ligjore – vizitoni Legit, sigurisht!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020