Burime për Start UpFuqizimi i Grave Ndërmarrëse

June 15, 20210

BSC Kosovo në partneritet me IETL do të mbaj programin e trajnimeve dhe mentorimit për gratë ndërmarrëse të sfiduara nga kriza e COVID-19.

Trajnimet dhe mentorimi i propozuar ka për qëllim ngritjen e shkathtësive të bizneseve të grave në adaptimin në mënyrës së re të të bërit biznes, për të përballuar krizën e shkaktuar nga COVID-19.
Realitet i ri i krijuar nga ndikimi i COVID-19, ka ndikuar në ndryshimin e mënyrës së të bërit biznes, rrethanë e re qe kërkon aftësi te reja për të minimizuar efektet e saj dhe maksimizuar suksesshme krizën.

Business Support Centre Kosovo (BSCK) dhe Instituti për Ekonomi të Tregut te Lirë (IETL), në mbështetje të Agjensionit për Barazi Gjinore (ABGJ), ju fton në një shans unik për të marrë aftësi trajnimi dhe mentorimi në tema të shumta të lidhura me: Ndërmarrësinë dhe Inovacionin; Marketingun Digjital; Plan Biznesi; Shitjet Online dhe Menaxhimi i Financave, etj.

Këto trajnime ofrohen falas nga trajner profesional dhe të çertifikuar, të cilat do të jenë trajnime interaktive me diskutime dhe ushtrime praktike në grupe. Trajnimet do të ndahen në grupe duke përfshirë Bizneset e Vogla dhe të Mesme (NVM) dhe Biznese Fillestare (Start-Up). Pas trajnimit do të vazhdohet me përkrahje individuale në këshillim dhe mentorim të bizneseve sipas nevojave specifike në sektorë.

Përfitues të këtij programi janë vetëm bizneset në pronësi të grave apo gra/vajza që kanë ide për të hapur një biznes të tyre.

Trajnimet do të ofrohen për një numër të kufizuar të pjesëmarresve nga e hëna deri të premten nga ora 10:00 – 12:00.

Apliko këtu!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020