GIZ kërkon të plotësojë pozicionin e praktikantit lokal për procesin e prokurimeve.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Siguron furnizimet e nevojshme të zyrës
- Blen pajisje dhe furnizime zyre, brenda kufijve të përcaktuar në buxhet
- Raporton dëmet te oficeri i prokurimit dhe kontraktimit
- Organizon dhe monitoron shërbimin dhe riparimin e pajisjeve të zyrës
- Fotokopjon dhe skanon dokumentet (skedarët digjital dhe fizik)
- Organizon dhe përpilon materiale informative
- Etiketon skedarët në përputhje me rregullat e depozitimit të GIZ
- Plotëson formularët dhe tabelat në përputhje me udhëzimet specifike nga zyrtari i prokurimit dhe kontraktimit
- Ndihmon në përgatitjen e thirrjeve për shprehje interesi ose ftesat për tendera
- Harton kërkesat e dokumenteve
- Kryen detyra të tjera me kërkesë të zyrtarit të prokurimit dhe kontraktimit
Kualifikimet
- Student në vitin e fundit të studimeve ose i sapodiplomuar në administrim biznesi, financë, menaxhim projektesh, financë ose drejtësi.
Përvoja
- Eksperienca e ngjashme në këtë fushë, do të ishte avantazh.
Njohuri të tjera, kompetenca shtesë
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Avantazh: njohja e gjuhës gjermane
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office
- Aftësi të shkëlqyera në komunikimin verbal dhe të shkruar
- Pjestar i motivuar i ekipit, me gjykim të shëndoshë dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve
- Qëndrim miqësor dhe të dobishëm; aftësi të mira ndërpersonale dhe i orientuar ndaj shërbimit
Vendndodhja: Zyra e GIZ-it në Prishtinë
Kohëzgjatja: Praktika do të zgjasë 6 muaj.
Kjo është një praktikë me kohë të plotë (8 orë në ditë, 40 orë në javë)
Si të aplikoni?
Të interesuarit e kualifikuar dhe me përvojë ftohen të dorëzojnë aplikimet e tyre në rrugë elektronik në gjuhën angleze, në versionin PDF, në adresën application.kosovo@giz.de.
- CV (rekomandohet modeli i Europass)
- Letër motivimi
- Diploma(t), referenca/rekomandime
Subjekti i emailit: Emri & Mbiemri – Praktikant lokal – Prokurim
Afati i fundit për aplikim: 14 Nëntor 2021