BloguBurime LigjorePunësimGjykata e Lartë: Specialist në Qendrën e Dokumentacionit

March 28, 20220
http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2022/03/Gjykata-e-Larte.png

Gjykata e Lartë, shpall proçedurën e lëvizjes paralele dhe pranim në shërbimin civil gjyqësor për kategorinë ekzekutive, për pozicionin:  

  • 2 (dy) vende vakante, pozicioni specialist në Qendrën e Dokumentacionit

Pozicionet më sipër u ofrohen fillimisht nënpunësve civilë gjyqësorë të së njëjtës kategori për proçedurën e lëvizjes paralele. Vetëm në rast se nga këto pozicione , në përfundim të proçedurës së lëvizjes paralele , rezulton se ende ka pozicione vakante ,ato janë të vlefshme për konkurrimin nëpërmjet proçedurës së pranimit në shërbimin civil gjyqësor për kategorinë ekzekutive. 

Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil gjyqësor në kategorinë ekzekutive) aplikohet në të njëjtën kohë:

  • Afati për dorëzimin e dokumenteve për LËVIZJE PARALELE: 30 mars 2022
  • Afati për dorëzimin e dokumenteve për PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL GJYQËSOR: 06 prill 2022 

 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin specialist në Qendrën e Dokumentacionit përfshin por nuk kufizohet në detyrat e mëposhtme:

 

  • Publikimin e vendimeve të Gjykatës në disa forma dhe mënyra: në Fletore Zyrtare, on-line në faqen web të GJL, në përmbledhje vendimesh në fund të vitit, apo përmbledhje tematike, etj;
  • Sigurimin e publikimit të ekstrakteve të vendimeve me rëndësi të veçantë, duke u kujdesur të paraqesë në mënyrë sintetike dhe të kuptueshme aspektet më thelbësorë të vendimit;
  • Publikimin e plotë në faqen zyrtare të institucionit të të gjitha vendimeve të Gjykatës sipas rendit kronologjik, në përputhje me dispozitat për mbrojtjen e të dhënave personale;
  • Përgatitjen e broshurës informative periodike mbi vendimmarrjen e Gjykatës dhe çështje të lidhura me të (newsletter), e cila i shpërndahet praktiktantëve të së drejtës;
  • Krijimin e një arkivi të vendimeve të Gjykatës sipas temave në një fushë të caktuar të së drejtës në bashkëpunim me strukturat përkatëse të Gjykatës;
  • Dokumentimi i vendimeve gjyqësore përfshin jo vetëm vendimet e Gjykatës së Lartë por edhe vendimet e gjykatave të zakonshme dhe të Gjykatës Kushtetuese që lidhen me çështje të gjykimit të zakonshëm në të gjitha nivelet;
  • Përgatitjen e statistikave tematike periodike mbi vendimmarrjen e Gjykatës sipas kategorive dhe natyrës së çështjeve që janë përcaktuar nga gjyqtarët për këtë qëllim;
  • Studimin e praktikën gjyqësore të Gjykatës dhe dhënien e mendimeve lidhur me qëndrimin dhe linjën e ndjekur nga Gjykata, për çështje të caktuara juridike gjatë procesit vendimmarrës të saj (praktikë e ndryshme e të njëjtit kolegj ose e trupave të ndryshme të të njëjtit kolegj);
  • Kryerjen e kërkimeve mbi doktrinën dhe jurisprudencën në gjuhë të huaj në ndihmë të Kolegjeve të Gjykatës për çështje që kanë të bëjnë me njësimin e praktikës gjyqësore, si dhe të Kolegjeve të Bashkuara për çështjet që kanë të bëjnë me ndryshimin e praktikës gjyqësore;
  • Përgatitjen e materialeve që i nevojiten Gjykatës së Lartë me rastin e organizimit të mbledhjeve, konferencave, vizitave studimore, apo për aktivitete të tjera brenda dhe jashtë vendit;
  • Informimin e gjyqtarëve dhe këshilltarëve mbi praktikat gjyqësore vendase dhe të huaj për çështje që lidhen me juridiksionin e Gjykatës. 

 

Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 30.03.2022, pranë Gjykatës së Lartë ose në rrugë postare në adresën : Rr. Ibrahim Rugova, Nr.20, 1001 Tiranë dokumentat e mëposhtëm:  

 

  • Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkuron.  
  • CV e përditësuar.  
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave. 
  • Fotokopje të librezës së punës, (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë)
  • Dokument të gjuhës së huaj.  
  • Vërtetim të gjendjes shëndetsore (raport i aftësisë në punë). 
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (formulari i vetdeklarimit të gjendjes gjyqësore).
  • Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Vërtetim banimi.
  • Vërtetimin se nuk ka masë disiplinore në fuqi. 
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë ose kontrolloni këtu shpallen e njoftimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020