Gjykata Themelore në Prizren shpall konkursin për Praktikant Vullnetar (pa pagesë).
Detyrat kryesore:
- Ndihmon punën në zyrën e administratës lidhur me organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe në menaxhimin e tyre në përgjithësi.
- Ndihmon gjyqtarët në punët që kanë të bëjnë në futjen e lëndëve në dosje.
- Ndihmon në punën e zyrave të ndryshme në gjykatë, duke përfshirë regjistrimin, hetimet, gjykimet e të tjera.
- Kryen edhe pune tjera sipas nevojës.
Kualifikimet:
- Diplomë e Fakultetit Juridik, programi i studimeve (4) vjeçar, ose Master;
- Njohuri të procedurave gjyqësore;
- Aftësi për kryerjen e procedurave gjyqësore ( juridike);
- Njohuri të mjaftueshme ligjore;
- Aftësi të shkëlqyeshme për përpilimin me shkrim të drafteve juridike, duke përfshirë aftësinë në përpilimin e dokumenteve ligjore, si dhe shkathtësi komunikimi në të folur.
Afati i fundit i aplikimit: 30.12.2021
Dokumentacion i nevojshëm për aplikim:
- Kopja e diplomës për shkollën e kryer
- Specializimet e ndryshme profesionale
- Certifikata të tjera, vërtetime, rekomandime etj.
- Certifikatë që nuk është nën hetime.
Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni këtë link.