Burime LigjoreGratë në Frymëzimin dhe Fuqizimin e Zgjidhjeve Alternative të Mosmarrëveshjeve nga ICC YAF

August 31, 20210

ICC YAF do të organizojë më 21 Shtator Konferencën “Gratë në Frymëzimin dhe Fuqizimin e Zgjidhjeve Alternative të Mosmarrëveshjeve”.

Edhe pse gratë përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të praktikuesve të Arbitrazhit, ato vazhdojnë të jenë të nënpërfaqësuara në mesin e arbitrave dhe ndërmjetësve në çështjet tregtare.

Paneli i të Grave do të diskutojë përfaqësimin e grave në institucionet e Zgjidhjeve Alternative të Mosmarrëveshjeve, dhe shanset për rritjen e përfaqësueseve gra në to.

Paneli i profesionisteve me përvojë do të diskutojë:

  • Gjendjen aktuale të përfaqësimit të grave në Institucionet e lartëpërmendura;
  • Programet dhe nismat ekzistuese për rekrutimin dhe trajnimin për të rritur diversitetin në këto institucione;
  • Përfitimet e grave për ndjekjen e karrierës dhe trajnimeve në këto institucione, dhe;
  • Si gratë mund të vendosen në mënyrë efektive në fushën e Zgjidhjes Alternative të Mosmarrëveshjeve;

 

 Kush duhet të marrë pjesë?

Të gjithë praktikuesit e arbitrazhit dhe Zgjidhjes Alternative të Mosmarrëveshjeve, pavarësisht orientimit të tyre profesional.

Kur? 21/09/2021

Ku? Online

Më shumë informacion mund të gjeni këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020