Thirrje për financimin e Bizneseve fillestare Start-Up (Lot II)
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë shpall thirrjen publike për Financimin e Bizneseve fillestare Start-Up (Lot II).
Cilët Përfitojnë?
Bizneset fillestare Start-Up, të themeluara para 3 muajve deri 3 vite më parë.
Për të gjitha Lot-et, përqindja e financimit nga aplikantët duhet të jetë jo më pak se 20% dhe jo më shumë se 50%
Vlera maksimale e financimit nga MINT për Lotin 2, për një aplikant/biznes është 10,000.00 € deri në 20,000.00 €.
Aplikimi për Grante bëhet duke përdor Platformën e shërbimeve elektronike eKosova, në linkun ekosova.rks-gov.net
Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve përfundon me datën ; 15/09/2021; në ora 24:00.