Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë ka kënaqësinë të ndajë me të gjithë përdoruesit e institucionit, botimin më të ri i cili i kushtohet historisë së krijimit të kësaj gjykate nga viti 1913 deri në ditët e sotme. Ky botim është një kontribut modest në respekt të rolit që ka luajtur autoriteti më i lartë gjyqësor për krijimin e doktrinës shqiptare të së drejtës, gjatë gjithë veprimtarisë së tij 109 vjeçare.
Gjykata e Lartë ka arritur të mbledhë dhe të paraqesë të dhëna interesante, dokumenta që prezantohen për herë të parë për publikun, përfshirë këtu edhe listën me të gjithë anëtarët e këtij autoriteti, që në vitin 1920 e deri më sot.
Ky botim do të plotësohet në vijim me materiale të tjera historike, pa pretenduar të jetë një studim i mirëfilltë për historinë e drejtësisë shqiptare, e cila kërkon një angazhim më të madh e më serioz nga studiuesit e së drejtës.
Lexuesit janë të ftuar të japin kontributin e tyre me të dhëna të tjera, informacione, foto, dokumentacione që mund të vijë në ndihmë për krijimin e një botimi më të plotë, i cili do të realizohet me rastin e 110 vjetorit të Kanunit të Zhurisë.