Hoxha, Memi & Hoxha po kërkon një Jurist/e me përvojë dhe ekspertizë të dëshmuar në asistimin e klientëve që kryejnë biznes në Shqipëri. Kandidati/ja duhet të ketë përvojë në asistimin e investitorëve të huaj.
Kandidati duhet të jetë një jurist i kualifikuar shqiptar dhe duhet të ketë ndër të tjera ekspertizë, me një eksperiencë të paktën 5 vjeçare, në trajtimin e çështjeve që lidhen me:
- Ligjin e korporatave;
- Bashkimet dhe blerjet;
- Ligjin bankar dhe financimin;
- Projektet energjetike.
Kërkesat:
- Eksperienca me proceset gjyqësore është e mirëpritur, por nuk është e domosdoshme
- Përvojë e mëparshme pune në firma ligjore, biznese dhe/ose firma të tjera ku është ofruar këshillim ligjor
- Njeh rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe angleze
- Avantazhi: rrjedhshmëri në gjuhë të tjera
Nëse jeni të interesuar, dërgoni një CV dhe një letër interesi në anglisht në info@hmh.al.