Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) po kërkon një Hulumtues Ligjor.
Aplikantët me përvojë të dëshmuar kërkimore në fushat: lufta kundër pastrimit të parave, lufta kundër korrupsionit ose krimit të organizuar janë të ftuar të aplikojnë.
Përgjegjësitë
- Rishikon dhe analizon kuadrin e zbatueshëm institucional dhe ligjor për luftën kundër pastrimit të parave dhe masave për të qenë në përputhje me rekomandimet përkatëse.
- Harton projekt-propozime dhe kryen hulumtime mbi masat dhe nismat e mara kundër pastrimit të parave.
- Harton raporte analitike dhe përgatit buletine informative për çështje që lidhen me këto fusha.
Pranueshmëria
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:
- Studime të avancuara (Diplomë Master) në drejtësi, ekonomi, ose shkallë të tjera përkatëse që lidhen me fushat e interesit
- Përvojë të mëparëshme kërkimore në fushat e mësipërme apo çështje të lidhura.
- Aftësi për të kryer kërkim të pavarur
- Njohuri të shkëlqyer të gjuhëve anglisht dhe shqip
- Aftësi të shkëlqyera në të shkruar.
Të gjithë aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtëm:
- Letër interesi
- CV e përditësuar me dy kontakte referimi;
- Një shkrim (shembull) analitik.
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë në adresën e email-it info@idmalbania.org deri më 7 shtator 2021.