Burime LigjoreICC: A Jemi Gati të Tregtojmë në Mënyrë Digjitale?

February 9, 20220

ICC në Mbretërinë e Bashkuar do të organizojë më 6-8 prill 2022, konferencën virtuale për tregtinë digjitale me temë “A jemi gati të tregtojmë në mënyrë digjitale?”.

Konferenca do të fokusohet në përgatitjen e industrisë për miratimin gjithëpërfshirës të standardeve të hapura dhe ndërvepruese të tregtisë digjitale. Sesionet do të përqendrohen në sektorët kyç të industrive dhe do të trajtojnë sistemet, operacionet, proceset dhe përdorimin e standardeve të reja. Çdo sesion do të ndihmojë në identifikimin e barrierave dhe mundësive për krijimin e një ekosistemi tregtar modern plotësisht të digjitalizuar. Ekspertë ndërkombëtarë të industrisë, përfaqësues korporatash, institucionesh dhe këshilltarë do të fokusohen në trajtimin e temave rreth adoptimin digjital, duke ju përgjigjur këtyre pyetjeve: 

  • Si të krijohen sisteme ndërveprimi midis industrive të ndryshme?
  • A janë gati bizneset dhe a po përshtaten modelet e biznesit për të integruar standardet e reja digjitale të ICC-së?
  • A po investimi në vendet e duhura për të përfituar nga mundësia për të rritur efikasitetin, për të hequr burokracinë e panevojshme dhe për të ulur kostot tregtare?
Lançimi – Qendra e ICC-së për Tregtinë Dixhitale

 

Përgjatë konferencës do të prezantohet nisma më e re e ICC-së, në bashkëpunim me Plexal si partnerin kryesor të ekosistemit. Qendra do të bashkojë ekspertizën dhe eksperiencën e  sektorit privat për të krijuar infrastrukturën e nevojshme për nxitjen e ekosistemit të inovacionit të tregtisë digjitale dhe për të mbështetur ambicien e qeverisë për të qenë një lider global në tregtinë digjitale.

Tre arsye për të marrë pjesë

 

  • Mundësi për t’u informuar mbi risitë dhe praktikat më të mira të standardizimit të tregtisë digjitale
  • Mundësi për të ndërvepruar me ekspertë dhe vendimmarrësit kryesorë ndërkombëtarë
  • Mundësi për të kuptuar se çfarë nevojitet për të ulur kostot e transaksioneve tregtare me 80% dhe për të krijuar procese më efikase

Regjistrohu këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020