Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit e ICC-së po organizon asamblenë vjetore për të ndihmuar ekipet të përgatiten për Arbitrazhin Tregtar Ndërkombëtar Willem C. Vis të 29-të.
ICC VIS Para-Moot do të mbahet më 31 mars dhe 1 prill 2022, gjatë Javës së Arbitrazhit të Parisit, në selinë e ICC-së në Paris, Francë.
Ekipet janë të ftuara të dërgojnë aplikimet e tyre nëpërmjet këtij link-u. Komiteti Organizativ i ICC-së do të përzgjedhë vetëm 20 ekipe. Procesi i përzgjedhjes do të nisë pas afatit të mbylljes dhe do të bazohet kryesisht në kriteret e diversitetit rajonal. Ekipet do të informohen deri në mes të shkurtit për rezultatin e aplikimit të tyre.
ICC do të ftojë 80-100 praktikues me përvojë, të cilët do të veprojnë si arbitra në asamble. Ata do të vlerësojnë performancën e studentëve dhe do të japin komentet e tyre.
Përfitimet:
- Njohje dhe ndërveprim me studentë nga një gamë e gjerë juridiksionesh dhe sistemesh ligjore të ndryshme;
- Komunikim dhe ndërveprim me arbitra me prejardhje të ndryshme profesionale, kulturore dhe ligjore;
- Praktikim dhe përmirësim i aftësive advokuese; dhe
- Përmirësim i aftësive argumentuese orale, përpara pjesmarrjes në Vis Moot virtual të Vjenës.
Si të aplikoni?
- Aplikimet janë të hapura në faqen e tyre të internetit deri në 27 janar 2022
- Vetëm një ekip për universitet ka të drejtë të aplikojë
- Ekipet duhet të përbëhen nga të paktën 2 studentë
- Pas aplikimit do të njoftoheni me një përgjigje automatike
- Procesi i përzgjedhjes do të fillojë pas mbylljes së aplikimeve
- Ekipet do të njoftohen deri në mes të shkurtit 2022
Për më shumë informacion vizitoni këtë link.