A jeni një ndërmjetësues apo trajner me përvojë? Dëshironi të jeni pjesë e eventit më të madh edukativ të vitit organizuar nga ICC?
Ka ende kohë!
Paraqisni aplikimin tuaj përpara orës 23.59 EST më 30 Nëntor 2021 për të marrë pjesë në Konkursin e 17-të të Ndërmjetësimit të ICC-së, që do të zhvillohet online në 7-15 Shkurt 2022.
Luaj rolin e një ndërmjetësuesi ose një gjyqtari duke udhëhequr 48 ekipe nga 34 vende të botës, përgjatë udhëtimit të tyre në Javën e Ndërmjetësimit!
Si të aplikoni?
- Aplikoni përmes faqes së internetit të organizuesve përpara datës 30 Nëntor 2021
- Profesionistëve të rinj do t’u kërkohet të japin adresën e tyre të emailit për të marrë formularin e aplikimit
- Profesionistët që janë bërë edhe më parë pjesë, ftohen të identifikohen me të njëjtën adresë emaili që përdorën herën e fundit për të plotësuar paraprakisht informacionin e tyre bazë
Kriteret e përzgjedhjes
- Kualifikime si ndërmjetësues
- Përvojë me ndërmjetësimin tregtar
- Përvoja të tjera relevante për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe përvojë profesionale shtesë
- Përvojë në kryerjen e trajnimeve të ndërmjetësimit
- Disponueshmëria
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
- Përvojë ndërkulturore
Keni nevojë për më shumë informacion?
Kontaktoni Komitetin Organizativ të ICC-së për çdo pyetje që mund të keni!