BloguICT Awards: Një Dekadë Inovacion

June 14, 20220
http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2022/06/1.png

ICTS media mbajti në datën 11 qershor finalen e 10-të të “Albanian ICT Awards”.

Si çdo vit, qëllimi i Albanian ICT Awards ishte identifikimi dhe vlerësimi i inovatorëve që, me anë të krijimeve, produkteve ose shërbimeve të tyre kanë kontribuar në zhvillimin e industrisë së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në të gjithë trevat shqipfolëse dhe mbarëbotës.

Sipërmarrës, përfaqësues të sektorit të administratës publike, Drejtorë ekzekutive të bizneseve të ndryshëm përfaqësues financiar, specialistë të fushës, akademikë, doktorantë, si dhe përfaqësues të tjerë të bizneseve dhe agjencive të ndërlidhura me TIK-un (ICT) morën pjesë në një mbrëmje gala, ku u shpërndanë 8 çmime për inovatorët e vitit 2021-2022.

Albanian ICT Awards beson se teknologjia është bërë një fenomen i pandashëm për jetët tona, forcë përcaktuese e një rendi të ri shoqëror në të cilin inovacioni nuk është më një opsion, por një domosdoshmëri e imponuar në të gjithë veprimtarinë njerëzore, prandaj këtë vit u shtua çmimi i sipërmarrjes innovative në blockchain –  për të vlerësuar arritjet në zhvillimet më të fundit teknologjike.

 

Kategoria e Çmimeve
  • Gruaja në ICT: Shpërblen të gjitha gratë dhe vajzat Shqiptare për arritjet, përmbushjet e tyre individuale, ose përfaqësim në ekipe të ndryshme duke ofruar kontributin e tyre të madh dhe të dallueshëm për inkurajim dhe motivim të zhvillimit dhe avancimit të gruas shqiptare në ICT.
  • Inovacioni i vitit: Shpërblen programuesit, zhvilluesit, ose ekipet të cilat zhvillojnë program, aplikacion, bëjnë modernizim ose bëjnë çfarëdo lloji të teknologjisë ose inovacionit në fushën e ICT-së, qoftë desktop, ueb, cloud-based, AI, AR, VR, ML, IoT, Mobilitet dhe kështu me radhë.
  • ICT Startup i vitit: Shpërblen individët sipërmarrës të suksesshëm të cilët kanë themeluar së fundmi një kompani të suksesshme duke patur si bazë përdorimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.
  • Çmimi i sipërmarrjes innovative në blockchain: Shpërblen ofruesit e teknologjive dhe shërbimeve të blockchain. Ky cmim njeh individët, Startup-et, projektet teknologjike te kompanitve, agjencive qeveritare ose subjekteve joqeveritare që ofrojnë zgjidhje blockchain për të transformuar operacionet, zinxhirët e furnizimit ose ekosistemet e klientëve / përdoruesve të tyre.
  • Diploma e vitit: Shpërblen studentët duke studiuar në fushën e informatikës, shkencave kompjuterike, ose fushave derivative, të cilët në mënyrë të suksesshme kanë finalizuar projektin e tyre
  • Ylli në ngritje i vitit: Shpërblen të rinjt, adoleshentët ose fëmijët, më të rinj se 21 vjeç, të cilët talentin e tyre në fushën e ICT-së dhe shkathtësitë e tyre të veçanta i kanë demonstruar përmes zhvillimit të projekteve specifike të suksesshme, qoftë ai një softuer, zgjidhje ose çfarëdo produkti i ICT-së.

 

Fituesit sipas kategorive

 

  • Gruaja në ICT: Kristiana Filip me projektin Legit
  • ICT Inovacioni i Vitit: Skaitech me projektin Droni i Parë Shqiptar
  • ICT Startupi i Vitit: Rubikon me platformën Pago
  • Çmimi i Sipërmarrjes Inovative në Blockchain: Dardan Isufi me projektin Eva
  • ICT Diploma e Vitit: Kristi Gorea me projektin “Përdorimi i NFT-ve në regjistrimin e pronave, rast studimor për Shqipërinë.”
  • ICT Ylli në Ngritje 16-21: Leart Qefalia me projektin Asistenti Mjekësor
  • ICT Ylli në Ngritje deri në 16: Andi Mashkulli me projektin “Travigo”

Kristiana Filip, si themeluese e Legit, u akurdua me çmimin ‘Gruaja në ICT’.

Legit është falenderues për këtë çmim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020