Gjykata Administrative e Shkalles së Parë Shkodër njofton shpalljen e aplikimeve për Internship.
Përgjegjësitë:
- Të analizojë praktikën gjyqësore me qëllim interpretimin e dispozitave të zbatueshme për cështjet në gjykim.
- Të përpunojë cështjet me qëllim asistimin e gjyqtarit/es në vendimmarrje.
- Të kryejë cdo detyrë tjetër për përpunimin e cështjes sipas kërkesave të gjyqtarit/es apo ligjit.
- Të krijojë dhe mbajë dosjet gjyqsore sipas një rregulli të caktuar.
- Të regjistrojë dhe zbatojë urdhërat e shpallur.
- Të ndihmojë në krijimin dhe mbajtjen e regjistrave.
- Të asistojë në mbajtjen dhe përdorimin e mjeteve teknike, audiovizive dhe kompjuterike.
- Të bashkëpunojë me autoritetet kompetente për verifikimin e pagesave gjyqsore.
Aftësitë e Kërkuara:
- Të jetë shtetas/e shqiptar/e.
- Të ketë përfunduar studimet në drejtësi, ose të jetë në përfundim të studimeve master shkencor.
- Avantazh: master në të drejtën administrative.
- Nota mesatare e kërkuar, jo më pak se 8.5.
- Të zotërojë njohuri shumë të mira të Paketës Office.
- Të ketë njohuri shumë të mira në shkrim akademik.
Të gjithë aplikantët e interesuarit të dërgojnë dokumentacionin përkatës me postë në adresën: Gjykata Administrative e Shkallës së parë Shkodër, Rr. “Don Bosko”, L. “Qemal Stafa”, Shkodër. Si dhe në adresën e email-it gjashshkoder@gmail.com
Afati i fundit i aplikimit: 03/09/2021