NDI në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, fton studentët dhe të sapodiplomuarit në drejtësi për të aplikuar në programin e praktikave gjashtëmujore pranë KQZ.
Përgjegjësitë kryesore të praktikantit/es përfshijnë, por nuk kufizohen në:
- Ndihmon personelin përkatës të KQZ-së në detyrat e tyre të përditshme;
- Kryerja e hulumtimit, mbledhja e materialeve dhe sigurimi i analizave mbi tema të veçanta të lidhura me zgjedhjet, siç udhëzohet nga mbikëqyrësi, duke siguruar që informacioni dhe raportimi i dhënë të përmbushë standardet më të larta të saktësisë dhe paanësisë;
- Pjesëmarrja në takimet e organeve të KQZ -së, hartimi i procesverbalit të takimeve, përgatitja e përmbledhjeve dhe raporteve mbi çështjet e diskutuara;
- Ndjekja nga afër dhe mbajtja e përditshmërisë me të gjitha zhvillimet kryesore të lidhura me zgjedhjet dhe informimi i rregullt i mbikëqyrësit për çështje të tilla;
- Sigurimi i përkthimit të saktë të dokumenteve dhe materialeve të ndryshme nga shqipja në anglisht dhe anasjelltas, sipas nevojës.
Aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara:
- Studentët e vitit të fundit , studentët e masterit dhe të sapodiplomuarit në drejtësi, ekonomi dhe financë, shkenca politike, gazetari, TIK dhe fusha të tjera të ngjashme;
- Interes i madh për procesin zgjedhor dhe zhvillimet e lidhura me zgjedhjet në vend, si dhe tema specifike të tilla si financimi i partive politike;
- Njohuri të demonstruara të kuadrit politik shqiptar;
- Aftësi të forta analitike, kërkimore dhe shkrimi;
- Aftësi të shkëlqyera të komunikimit me shkrim dhe verbal;
- Aftësia për të punuar me përparësi, për të përmbushur afatet dhe për të punuar në një mjedis dinamik dhe të shpejtë;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip, aftësi të forta organizative dhe vëmendje ndaj detajeve;
- Njohje e mirë e gjuhës shqipe dhe angleze, të shkruar/folur;
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office dhe përdorimit të rrjeteve sociale;
- Avantazh: njohje shumë e mirë e Excel;
- Të jetë entuziast/e, aktiv/e dhe të shprehë dëshirën për të mësuar.
Si të aplikoni?
Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin aplikimin e tyre në këtë link https://forms.gle/smYqVLBYfbPP3e528.
Për informacione të mëtejshme, ju lutemi kontaktoni NDI në Facebook ose me email në ndialbania@ndi.org.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është: 29 Gusht 2021