Po kërkojmë për një Carrie Bradshaw, që ka formimin akademik të Miranda Nixon. Ose Neil Patel, me formimin akademik të Harvey Specter.
E thënë ndryshe: Legit po kërkon një për të na u bashkuar në rrugëtimin tonë si platforma e parë legaltech në Shqipëri dhe Kosovë!
Së bashku do të përgatisim shkrime, artikuj, lajme dhe zgjerojmë dijet përsa i përket ligjit me fokus te të drejtës së biznesit dhe teknologjisë.
Ky pozicion është i përshtatshëm për studentët dhe juristë të rinj, mendjehapur dhe studiues të së drejtës tregtare dhe civile.
️ Presim aplikimet tuaja deri në datë 22 Qershor 2022.
Na dërgoni dhe një blog post jo më të gjatë se 1500 fjalë në gjuhën .
Ne mezi presim që të punojmë bashkë, shpresojmë që edhe ju!
Kritret
- Student i shkëlqyer i Drejtësisë
- Duke kërkuar për një mundësi përtej arsimit formal
- Ofron mbështetje ligjore për kompaninë
- I/e aftë në Google Workspace
- I/e vetë-motivuar me një etikë të fortë pune
- Aftësi shumë të mira kërkimore
- Aftësi shumë të mira hartuese
- Njohuri të gjuhës shqipe dhe angleze
Procedura
Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë me email në info@legit.al
- CV
- Shkrim si blog për një temë ligjore me relevancë
Afati i aplikimit: 26.06.2022
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Faleminderit dhe suksese!