AM Group po kërkon një Jurist/e.
Kërkesat:
- Diplomë Master në Drejtësi
- Së paku pesë vjet përvojë pune në fushën përkatëse
- Përvojë e mëparshme në një firmë ligjore dhe si një konsulent juridik i brendshëm në një korporatë
- Njohuri shumë të mira mbi bashkimin dhe blerjen e kompanive
- Njohuri shumë të mira mbi legjislacionin fiskal dhe civil shqiptar
- Të tregojë aftësitë e fituara nga puna me të gjitha nivelet e menaxhimit
- Aftësi të mira komunikimi në formë të shkruar dhe verbale
- Njohuri shumë të mira të ligjeve mbi Pronësinë Intelektuale
- Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office
- Të ketë aftësi shumë të mira prezantuese
- Të jetë një mendimtar/e strategjik/e, krijues/e dhe fleksibël me afatet
- Të demonstrojë aftësi dhe besim për punën në grup
Detyrat:
- Përcjell mesazhe dhe udhëzime në mënyrë të qartë për personelin bashkëpunues në të gjithë biznesin, si dhe partnerëve të jashtëm dhe organeve drejtuese të biznesit.
- Harton dokumente ligjore: kontrata negociuese, marrëveshje konfidencialiteti, politikat ligjore të kompanisë.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke ndjekur këtë link.