Administrimi i Mbetjeve të Qarkut Korçë shpall konkursin për pozicionin: Jurist/e, në Administrimin e Mbetjeve të Qarkut Korçë.
Detyra dhe Përgjegjësitë
- Zbaton ligjin
- Jep këshilla ligjore
- Harton dokumentat ligjore
- Përfaqëson institucionin përpara autoriteteve administrative apo gjyqësore të të gjitha shkallëve me qëllim mbrojtjen e interesave të shoqërisë
- Administron vazhdimisht të gjitha procedurat e prokurimit që do të zhvillohen nga KRWM
- Administron dosjet e personelit
- Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Administratori i Përgjithshëm
Kushtet për konkurim dhe kritere të veçanta
- Të jetë shtetas shqiptar
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje
- Të mos ketë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore
Kërkesa të posaçme
- Arsim universitar në shkenca Juridike
- Eksperiencë pune në fushën përkatëse, jo më pak se 5 vjet
- Njohuri në të drejtë publike, prokurime dhe kontrata
- Njohuri ndaj rregulloreve, legjislacionit dhe standarteve financiar, dhe Kodit të Punës
- Njohuri të mira kompjuterike, aftësi të avancuara në Excel
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
- Avantazh: njohja e gjuhëve të tjera
Dokumentacioni dhe afati i dorëzimit
- Jetëshkrim (CV)
- Fotokopje të diplomës dhe të listës së notave të noterizuara
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë)
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore
- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit
Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista
- Njohuritë mbi Ligjin nr.9901, datë 14.04.2008 “Për tregëtarët dhe shoqëritë tregëtare”
- Njohuritë mbi Ligjin nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar
- Njohuritë mbi Ligjin nr.162, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik “
- Njohuritë mbi Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.285 , datë 19.05.2021 ” Për miratimin e rregullave të prokurimit publik “
Kandidatët e interesuar mund të kontaktojnë në format e mëposhtme, për më shumë informacion:
Tel: +355 69 290 8008
E-Mail: krwmsha1@gmail.com
Afati i fundit i aplikimit: 15.10.2021