Kompleksi Turistik Dajti Ekspres kërkon të punësojë një Jurist/e:
Përgjegjësitë:
- Harton kontrata dhe marrëveshje të ndryshme që lidh kompania me klientët dhe furnitorët.
- Ndjek proçese të ndryshme të administrimit: proçesin për leje ndërtimi, leje shfrytzimi, hipotekimin, verifikimin hipotekor të pronave dhe procedurat e tjera të nevojshme.
- Përfaqëson kompaninë pranë institucioneve administrative.
- Kryen ankimimet, prapsimet, korrespondencat zyrtare me autoritetet shtetërore për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërisë.
- Menaxhon, ndjek dhe mban përgjegjësi për përgatitjen e dokumentacionit ligjor të dosjeve.
- Mbledh dhe mirëmban cdo dokument ligjor, pjesë e cdo dosje ligjore.
- Harton çdo akt tjeter të nevojshëm që i kërkohet nga shoqëria
- Ndjek të gjitha cështjet gjyqësore të kompanisë.
- Përfaqëson shoqëritë e grupit për çështje të ndryshme gjyqësore.
- Realizon përpilimin e padive, ankimimeve, ndjekjen e negociatave etj.
Kualifikimet dhe Aftësitë
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Drejtësi.
- Të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë pune si Jurist/e.
- Të zotërojë shumë mire ‘’Paketën Office’’.
- Të zotërojë në nivel të mire gjuhën Angleze.
- Të ketë aftësi shumë të mira në formulimin e qartë të mendimit juridik dhe shkrimit të tij sipas formateve të kërkuara.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe pune në grup.
Të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV- në e tyre në adresën e emailit hr@dajtiekspres.com.