SALILLARI shpk kërkon të punësojë Jurist/e.
Detyrat Kryesore:
- Përfaqësimin e shoqërisë pranë institucioneve administrative dhe ndjekja e proçedurave ligjore, ankimimeve dhe korrespondencës zyrtare me autoritetet shtetërore, për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërisë.
- Harton kontrata dhe marreveshje të ndryshme që lidh kompania me klientët, furnitorët dhe punonjësit e saj.
- Menaxhon dhe ndjek proçedurat e prokurimit për kompaninë.
- Përfaqëson shoqërinë në çështje të ndryshme gjygjësore.
- Harton çdo akt tjetër të nevojshem që i kërkohet nga shoqëria.
- Arkivon dhe protokollon të gjithë dokumentacionin ligjor.
Kriteret Kryesore:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë, në Drejtësi.
- Të njohë shumë mirë legjislacionin Shqiptar e veçanërisht të Drejtën Civile, Proçedurën Civile, Tregtare, Administrative dhe të Kodit të Punës.
- Të ketë 5 vite përvojë pune të mëparshme si Jurist/e ose Avokat/e.
- Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze dhe Italiane (me çertifikatë).
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizuese.
- Të ketë licencen e Avokatisë.
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e-mail: hr@salillari.al ose të kontaktojnë për çdo informacion tek numri i telefonit: +355682055689.