KATALIZATOR është një program transformues i ideve fillestare në një produkt konkret, gati për t’u prezantuar në treg. Në 11 javë, ekipet më të mira nga vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen pjesë e një programi të orientuar drejt teknologjisë.
Organizuesit janë në kërkim të ekipeve të motivuar, me ide të forta në fushën e Teknologjisë.
Në fund të programit do të keni:
- Zhvilluar modelin e biznesit
- Zhvilluar propozimin e vlerës së biznesit
- Testuar hipotezën më kritike ndaj biznesit tuaj
- Kuptuar nevojën/problemin që po zgjidhni dhe si ta monetizoni
- Zhvilluar një produkt të zbatueshëm me besnikëri minimale në treg
KATALIZATOR nuk është një program konkurrues. Në fund të tij nuk do të ketë shpërblim monetar. Ofrohet shumë punë, njohuri, mentorim, dhe krijim kontaktesh të reja.
Afati i fundit për aplikim: 20/09/2021
Palët e interesuara mund të plotësojnë formularin e aplikimit në këtë link.