Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës shpall konkursin për pozicionin “Zyrtar i Lartë Ligjor”.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Harton akte normative si dhe aktet tjera juridike të cilat dalin nga fushë veprimtaria e Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit;
- Siguron përputhshmërinë e akteve nënligjore me legjislacionin në fuqi në Kosovë;
- Kujdeset që përmbajtja dhe forma e aktit normativ është e saktë e hartuar sipas teknikave standarde të shkrimit ligjor dhe identike në të tri gjuhët zyrtare;
- Bën hulumtime dhe analiza të informatave në temat e caktuara nga mbikëqyrësi dhe identifikon opsionet ose çështjet për shqyrtim dhe zgjidhje;
- Jep opinione ligjore si dhe bën hartimin e projekt akteve të kërkuara për Këshillin dhe Prokurorin e Shtetit;
- Bashkëpunon dhe komunikon me njësitë organizative të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit për realizim të aktiviteteve nga fusha e legjislacionit;
- Ndihmon në zbatimin e vendimeve dhe rregulloreve të Këshillit, përmes dhënies së mendimeve profesionale dhe keshillave juridike;
- Bën rekomandime profesionale dhe analiza ligjore me qëllim të nxerrjes dhe zbatimit të vendimeve të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit;
- Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen nga mbikëqyrësi.
Njohuritë, shkathtësitë aftësitë për vendin e punës:
- Njohuri të thella dhe të specializuara në fushën profesionale specifike, të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
- Njohuri të mira të procesit politikbërjes dhe të planifikimit të përgjithshëm strategjik;
- Aftësi të shkëlqyeshme në hartimin e dokumenteve strategjike, politikave, planeve, analizave, raporteve dhe dokumenteve tjera përkatëse;
- Aftësi të mira organizative, aftësi pune në ekip, koordinimi, komunikimi, si dhe aftësi për të punuar nën presion;
- Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës, shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe në formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
- Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power, Point Access);
- Të ketë njohuri të gjuhës Angleze si dhe njohja e gjuhëve tjera të BE-së e mirëseardhur.
Përgatitja profesionale dhe kualifikimi:
- Diplomë Universitare, Fakultetit Juridik.
Përvoja e Punës:
- Tri (3) vite përvojë pune profesionale.
Afati i fundit i aplikimit 18.11.2021