GIZ Kosova po kërkon të plotësojë pozicionin e Këshilltarit për Migracionin e Punës.
Këshilltari do të jetë përgjegjës për
- Këshillimin e klientëve për PMD (emigrantët e mundshëm, punëkërkuesit, studentët,…)
- Këshillimin për çështjet që lidhen me vizat, përfshirë kartën blu, reklamimin e punësimit sezonal në Gjermani, njohjen e diplomës dhe orientimin në karrierë
- Përgatitjen dhe zbatimin e trajnimeve para nisjes për punësim dhe për emigrantët e mundshëm punëkërkues
- Ofrimin e këshillave online përmes instrumenteve të ndryshme të zhvilluara nga PMD, duke përfshirë mediat sociale
- Organizimin dhe ofrimin e këshillave përmes aktiviteteve me sesione informuese, këndeve të lëvizshme të informacionit dhe instrumentëve të tjerë informacioni në institucione të ndryshme
- Përgatitjen dhe marrjen e masave për ngritjen e kapaciteteve ndaj institucioneve partnere
- Mbështetjen dhe menaxhimin e projektit dhe anëtarëve të tjerë të stafit në të gjitha aktivitetet e projektit, në ngjarjet e përditshme dhe përmbushjen e detyrave që do të delegohen nga menaxhuesit e projektit
- Mbështetjen e ekipin në zhvillimin e mëtejshëm të aktiviteteve, ngjarjeve dhe qasjeve të ndryshme
- Organizimin dhe zbatimin e suksesshëm të trajnimeve dhe aktiviteteve për Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK)
- Mbështetjen e komunikimit të rregullt dhe rrjedhën e informacionit me EARK në lidhje me migrimin e punës
Këshilltari kryen detyrat e mëposhtme
- Informon, konsulton dhe këshillon klientët e PMD, veçanërisht migrantët e mundshëm, punëkërkuesit, studentët dhe grupet e tjera të synuara
- Ofron këshilla për çështjet që lidhen me vizat për emigrantët e mundshëm, përfshirë kartën blu, punësimin sezonal dhe ndjekjen e studimeve në Gjermani
- Ofron këshilla dhe mbështetje për klientët e PMD për njohjen e diplomës dhe orientimin në karrierë
- Përgatit dhe zbaton trajnime punësimi për emigrantët e mundshëm për punë dhe grupet e tjera të synuara
- Ofron trajnim gjatë gjithë procesit të migrimit për punë
- Ofron këshilla online përmes instrumenteve të Startfinder dhe Make it in Germany dhe përdorimit të librit të fakteve të projektit
- Punon në një ekip këshilltarësh nën mbikëqyrjen e Koordinatorit për Migracionin & Diasporën
- Ndihmon këshilltarin e M&E përmes regjistrimit dhe dokumentimit të sesioneve këshilluese dhe rezultateve të të gjitha aktiviteteve
Detyrat Ndërsektoriale
- Asiston menaxhmentit mbi zhvillimet mbi temën e migrimit dhe lëvizshmërisë në Kosovë dhe aktivitetet e qeverisë në lidhje me këto tema
- Mbështet monitorimin e projektit dhe përditëson informacionin mbi ecurinë e tij, bashkëngjit rregullisht dokumente dhe raporte mbi statusin e rezultateve
- Merr pjesë në programet trajnuese dhe përfshihet në mënyrë aktive në programin e zhvillimit për tema aktuale me Këshilla mbi Migracionin, Migracionin e Punës dhe Bashkëpunimin e Diasporës
- Siguron komunikim të mirë dhe rrjedhje të informacionit brenda GIZ (projekte bilaterale midis GIZ Kosovë dhe GIZ Gjermani) dhe aktorëve të tjerë përkatës
Detyra të tjera
- Harton raporte dhe siguron përkthim nëse është e nevojshme
- Ndihmon në komunikimin, përditësimin dhe mbledhjen e informacionit për migrantët dhe të kthyerit e mundshëm
- Organizon dhe përditëson dokumentacionin PMD, sistemet e regjistrimit dhe bibliotekën e projektit/programit në DMS
Kualifikime
- Diplomë Universitare në fushën përkatëse: shkenca shoqërore, ligj dhe çdo fushë tjetër të ngjashme
- Të paktën 2 vjet përvojë profesionale në një pozicion të ngjashëm
- Njohuri shumë të mira të gjuhës Gjermane (shkrim dhe të folur); njohja e gjuhës angleze përbën avantazh
- Njohuri të mira mbi funksionimin e teknologjive të informacionit (përdorimin e software, telefonit, faksit, dërgimin e emaileve, përdorimin e internet) dhe aplikacione kompjuterike (p.sh. Paketa MS Office)
- Gatishmëria për të rritur aftësitë siç mund të kërkohet nga detyrat që do të kryhen – mbi masat përkatëse do të dakortësohet me menaxhmentin
Si të aplikoni?
Kandidatët e interesuar, të kualifikuar dhe me përvojë janë të ftuar të paraqesin elektronikisht aplikimin e tyre në gjuhën angleze, në versionin PDF, në adresën application.kosovo@giz.de.
Dokumentacion i nevojshëm
- CV (rekomandohet modeli Europass)
- Letër Interesi
- Diploma, referenca/rekomandime
Subjekti i emailit: Emër dhe Mbiemër – Junior Advisor Labor Migration – DIMAK
Afati i fundit për aplikim: 19 Shtator 2021