PunësimKGJK: Bashkëpuntor Profesional në Gjykatat e Republikës së Kosovës.

December 1, 20210

Këshilli Gjyqësor i Kosovës shpall konkursin publik për pozicionin Bashkëpuntor Profesional në Gjykatat e Republikës së Kosovës.

Detyrat Kryesore:

  • Mbeshtetje profesionale për gjyqtarët dhe ndihmon në përgatitjen e vendimeve të shkruara, aktgjykimeve, vendimeve të tjera, duke siguruar materiale të domosdoshme juridike, duke bërë shqyrtimin e ligjeve;
  • Prezanton në seanca gjyqësore të lëndëve civile, penale, konteste administrative etj;
  • Ndihmon në raste të tilla duke marrë shënime, duke siguruar materiale të domosdoshme juridike;
  • Ndihmon në përgatitjen e vendimeve gjyqësore (Aktgjykime, Vendime, Urdhëresa dhe shkresa tjera);
  • Bën hulumtime në shqyrtimin e ligjeve e praktikave gjyqësore të dobishme për gjykatën;
  • Angazhohet në procedurat për zgjidhje të kontesteve gjyqësore;
  • Bënë anonimizimin e vendimeve gjyqësore;
  • Kryen edhe punë tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësit të drejtëpërdrejtë;

Kriteret dhe Kualifikimet: 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë diplomën e Fakultetit Juridik të vlefshme në Republikën e Kosovës;
  • Të ketë të kryer Provimin e Jurisprudencës, të pranuar sipas ligjit të aplikueshëm në Republikën e Kosovës;
  • Të ketë të paktën 2 vite përvojë pune në Gjykatat Themelore;
  • Të ketë të paktën  3 vite përvojë pune në fushën juridike për kandidatin në Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën Supreme;

Avantazh:

  • Të ketë njohuri profesionale në fushën e legjislacionit dhe akteve ligjore juridike;
  • Të ketë shkathtësi të dëshmuara ndërpersonale për komunikim publik;
  • Të ketë shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Të ketë aftësi të shkrimit dhe arsyetimit ligjor;
  • Të ketë njohuri për sistemin dhe procedurat gjyqësore; 
  • Të ketë shkathtësi kompjuterike në programet Word, Excel. 

Dokumentet e nevojshme dhe mënyra e aplikimit: 

  • Format i aplikimit i plotësuar me të dhënat e kërkuara;
  • Çertifikatën e shtetësisë së Republikës së Kosovës;
  • Diplomën e Fakultetit Juridik të vlefshme në Republikën e Kosovës;
  • Çertifikatën e Provimit të Jurisprudencës, të pranuar sipas ligjit të aplikueshëm në Republikën e Kosovës;
  • Dëshminë mbi përvojën e punës në fushën juridike, të përcaktuar me rregullore dhe legjislacionin në fuqi;
  • Çertifikatën shëndetësore për vlerësimin e aftësive psiko-fizike të kandidatit; si dhe
  • Çertifikatën nga evidenca penale, e lëshuar nga gjykata.
  • Informatat e siguruara nga punëdhënësi për të paktën 2 vite, lidhur me përvojën profesionale në fushën juridike, të cilat përfshijnë, por nuk kufizohen në: përshkrimin e detyrave të punës, performancën profesionale, masat disiplinore dhe çështjet tjera që konsiderohen relevante për procesin, të shoqëruara edhe me dokumente mbështetëse, për vlerësimin e integritetit personal dhe aftësive profesionale, siç parashihen me rregullore dhe me dispozitat e ligjeve të aplikueshme.

Kandidati mund të dorëzoj edhe dokumentet si në vijim:

  • Publikime profesionale apo akademike; dhe/ose
  • Informacion për pjesëmarrje në trajnime.

Aplikimi së bashku me dokumentet mbështetëse mund të dorëzohet fizikisht përmes postës së rregullt ose postës elektronike.

Aplikimi përmes mënyrës elektronike bëhet duke dërguar dokumentacionin (aplikimin dhe dokumentet mbështetëse) në adresën elektronike: KGJK.BurimetNjerzore@gjyqesori-rks.org .

Formulari i aplikimit

Formulari mund të shkarkohet nga faqja zyrtare e KGJK-së.

Afati i dorëzimit të aplikimeve: 14.12.2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020