Këshilli Gjyqësor i Kosovës shpall konkursin publik për pozicionin “Gjyqtar” në Gjykatat Themelore në Republikën e Kosovës.
Numri i pozitave të shpallura: 54, prej të cilave 8 pozita për komunitetin serb në Kosovë.
Kriteret dhe Kualifikimet
Kandidatët për t’u emëruar gjyqtar duhet të plotësojnë kushtet si në vijim:
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë diplomën e Fakultetit Juridik të vlefshme në Republikën e Kosovës;
- Të ketë të kryer provimin e Jurisprudencës të pranuar sipas ligjit të aplikueshëm në Republikën e Kosovës;
- Të ketë reputacion të lartë profesional dhe integritet personal;
- Të mos jetë i dënuar për vepër penale, me përjashtim të veprave penale të kryera nga pakujdesia;
- Të ketë së paku tre (3) vite përvojë pune në fushën juridike; si dhe
- Të ketë kaluar provimin për gjyqtar, në pajtim me kushtet dhe procedurat e përcaktuara me rregulloren 03/2021 të miratuar nga Këshilli.
DOKUMENTET E NEVOJSHME
- Formular aplikimi të plotësuar me të dhënat e kërkuara;
- Çertifikatën e shtetësisë së Republikës së Kosovës;
- Diplomën e Fakultetit Juridik të vlefshme në Republikën e Kosovës;
- Çertifikatën e provimit të jurisprudencës, të pranuar sipas ligjit të aplikueshëm në Republikën e Kosovës;
- Çertifikatën nga evidenca penale, e lëshuar nga gjykata;
- Çertifikata shëndetësore për vlerësimin e aftësive psiko-fizike të kandidatit; si dhe
- Dëshminë mbi përvojën e punës në fushën juridike, siç është përcaktuar në Ligjin për Gjykatat;
Informacion i siguruar nga punëdhënësi për së paku 3 vite të përvojës profesionale në fushën juridike, të cilat përfshijnë, por nuk kufizohen në:
- Përshkrimin e detyrave të punës
- Performancën profesionale
- Masat disiplinore dhe çështjet tjera që konsiderohen relevante për procesin
- Dokumente shoqëruese për vlerësimin e integritetit personal dhe aftësive profesionale, siç parashihen me rregullore dhe me dispozitat e ligjeve të aplikueshme.
Kandidati mund të dorëzoj edhe dokumentet si në vijim:
- Publikime profesionale apo akademike; dhe/ose
- Informata për pjesëmarrje në trajnime.
Formulari i aplikimit së bashku me dokumentet mbështetëse mund të dorëzohet në Këshill në formë fizike, përmes postës së rregullt ose postës elektronike: KGJK.BurimetNjerzore@gjyqesori-rks.org i cili regjistrohet dhe secili kandidat pajiset me një konfirmim mbi pranimin e aplikacionit.
Formularin e aplikimit mund ta shkarkoni këtu.
Afati i fundit i aplikimit: 24.11.2021