E gjitha nisi me një bisedë midis stafit të Legit rreth ditës botërore të patateve. Të diplomuarit në ligj (ose studentët aktual) ja lejojnë vetes kompetencën e të folurit rreth çdo gjëje. Arsyeja është fare e thjeshtë: sepse ne na pëlqen të jemi argumentativë mbi faktet, ligjin dhe arsyetimet që sjellim për diskutim.
“Nëse ligji është në favorin tuaj, përdorni ligjin. Nëse faktet janë në favorin tuaj, përdorni faktet. Nëse asnjëra nuk është në favorin tuaj, godisni tryezën. “
– 101 Gjërat që mësova kur studiova ligj, Vibeke Norgaard Martin
Ne nuk ju inkurajojmë të godisni tryezën. Mjafton të bëni kërkim më të zgjeruar. (Nuk do të mbeterni në baltë!)
A është ky një postim për ushqimin?
Në fakt jo! Vetëm se ushqimi është një element shumë i rëndësishëm i kulturës së secilit vend. Njerëzit krenohen me traditat e tyre kulinare.
Ligjet – veçanërisht ato të Pronësisë Intelektuale – ofrojnë alternative të ndryshme sesi mund të mbrohet trashëgimia kulturore.
Në internet, me shumë mundësi do të humbisni në informacion, e kush e di, ndoshta mund të gjeni 1001 receta për të gatuar patatet siç duhet. Gjithashtu do të lexoni se:
- Dita Ndërkombëtare e Patateve të Skuqura festohet më 13 Korrik.
- Një kuzhinier belg i quan ato “patate të skuqura frankofone” sepse, me sa duket receta origjinale u ‘shpik’ nga ushtarët belg gjatë Luftës së Parë Botërore.
- Dita Kombëtare e patateve të skuqura festohet në 14 maj, në Amerikë.
- Ndërkombëtarisht, 24 Gushti i vitit1853 është dita kur për herë të parë në historinë e ushqimit, patatet u prenë hollë sa një fletë letre, për t’u skuqur më pas të zhytura në vaj.
Faktet janë për një jurist, ashtu sikurse është një pjatë me patate të skuqura mirë – për një kuzhinier!
Ne jemi krenarë për faktet që kontrollojmë, prandaj, si lexues #legit duhet të dish se:
- UNESCO i ka dhënë birrës belge statusin “Thesar i kulturës njerëzore”.
- Proceset shpikëse të skuqjes alternative të patateve të skuqura – ose patateve frankofone nëse doni të jeni politikisht korrekt – janë të patentueshme.
- Procesi i gatimit me avull, falë të cilit patatet skuqen pa vaj është tashmë i patentuar.
- Pronësia Intelektuale është një pasuri për biznesin tuaj.
P.s: Sa herë të jeni duke shijuar një birrë të ftohtë dhe patate të skuqura, kujtoni se bashkë me to po konsumoni traditë dhe histori!