Burime LigjoreKoha e Shpenzuar në Kërkim Nuk Është Kurrë e Humbur Kot

August 24, 20210

E gjitha filloi me një bisedë midis stafit të Legit mbi ditët botërore të patateve. Të diplomuarit në ligj (dhe/ ose studentët aktual) ja lejojnë vetes kompetencën për të folur për gjithçka. Arsyeja është fare e thjeshtë: sepse ne na pëlqen të jemi argumentativë mbi faktet, ligjin dhe arsyetimet që sjellim për diskutim.

 “Nëse ligji është në favorin tuaj, përdorni ligjin. Nëse faktet janë në favorin tuaj, përdorni faktet. Nëse asnjëra nuk është në favorin tuaj, godisni tryezën. “

Ne nuk ju inkurajojmë të godisni tryezën. Mjafton të bëni kërkim më të zgjeruar. Nuk do të mbeterni në baltë!

 

A është ky një postim për ushqimin?

Në fakt jo! Vetëm se ushqimi është një element shumë i rëndësishëm i kulturës së secilit vend. Njerëzit krenohen me traditat e tyre kulinare. Ligjet – veçanërisht ato të Pronësisë Intelektuale – ofrojnë mjete të ndryshme sesi mund të mbrohet trashëgimia kulturore.

Në internet, do të humbisni në informacion dhe ndoshta do të gjeni 1001 receta se si të gatuani patatet siç duhet. Gjithashtu do të lexoni që:

  • Dita Ndërkombëtare e Patateve të Skuqura festohet më 13 Korrik.
  • Një kuzhinier belg i quan ato “patate të skuqura frankofone” – sepse, me sa duket receta origjinale u shpik nga ushtarët belgë gjatë Luftës së Parë Botërore.
  • Dita Kombëtare e patateve të skuqura festohet në 14 Maj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
  • Ndërkombëtarisht, 24 Gushti i vitit 1853 është dita kur për herë të parë në historinë e ushqimit, patatet u prenë hollë sa një fletë letre – për t’u skuqur në një formë të freskët më pas.

Faktet janë për një jurist, ashtu sikurse është një pjatë me patate të skuqura mirë për një kuzhinier! Ne jemi krenarë për faktet që kontrollojmë. Prandaj, si lexues i ligjit, duhet të jeni të sigurt se:

 

Keni një mendim ligjor për të ndarë? Mund ta ndani me ne në info@legit.al

Ndërkohë shijoni patatet dhe birrën – mos harroni se jeni duke konsumuar traditë dhe histori!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020