Burime LigjoreKoha e shpenzuar nga avokatët për gjetje dokumentesh

May 18, 20210

Shpejtësia e biznesit ligjor sot është e paprecedent. Kërkesat për kohën e avokatëve, ritmi i punës dhe gjerësia e njohurive që nevojiten për të kryer punët është më e lartë se kurdo më parë. Në kuadër të kësaj, teknologjia ka tentuar të ndihmojë, megjithatë, sistemet tradicionale të menaxhimit të dokumenteve manualisht (DMS) në fakt janë pjesë e problemit. Kjo është mbështetur edhe nga të dhëna studimore që mbështesin atë që shumë avokatë hasin dhe e dinë intuitivisht.

Ndërsa 80% e pronës intelektuale brenda stuidove ligjore komunikohet ose ruhet në email , zgjidhjet kryesore DMS të përdorura nga studiot ligjore sot u krijuan në vitet 1980 – para Internetit dhe paisjeve të zgjuara (smart) – dhe nuk përfshijnë automatikisht postat elektronike si pjesë e procesit të tyre të mbledhjes së dokumenteve ose kërkojnë edhe më shumë hapa manualë për t’i futur ato në një sistem qendror.

Koha e humbur dhe produktiviteti i shpenzuar keq janë domethënëse: Një kërkim zbuloi disa të dhëna befasuese (dhe dëshpëruese) se punonjësit e informacionit (përfshirë avokatët dhe profesionistë të tjerë të cilët janë të lidhur në internet dhe krijojnë, modifikojnë, rishikojnë dhe / ose aprovojnë dokumente elektronikë) kalojnë 11.2 orë në javë duke u marrë me sfidat në lidhje me krijimin dhe menaxhimin e dokumenteve. Të paktën gjashtë orë nga këto janë kohë e humbur. Ndërsa të dhënat nuk janë përditësuar së fundmi, ato mbeten të rëndësishme sepse shumë studio ligjore dhe profesionistë të ligjit akoma përdorin zgjidhjet më tradicionale të teknologjisë të përshkruara më sipër, apo nuk përdorin fare ndonjë zgjidhje DMS.

Koha e humbur në krijimin e dokumenteve dhe aktivitetet e menaxhimit të tyre u kushton studiove ligjore mijëra dollarë për avokat në vit ose një humbje prej 9.8% në produktivitetin e përgjithshëm të stidios sipas studimeve të kryera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në terma më konkretë, për një studio me 10 avokatë, ky shpenzim kushton më shumë se 90000 dollarë çdo vit.

Legaltech sot ka një fokus të veçantë në fushën e automatizimit dhe menaxhimit të dokumenteve ligjore. Së shpejti, Legit do të ofrojë një zgjidhje të përshtatshme edhe për juridiksionin shqiptar dhe kosovar, në gjuhën shqipe!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020