PunësimKomuna Pejë: Specialist Ligjor

December 1, 20210

Komuna Pejë shpall konkursin për pozicionin Specialist Ligjor.

Afati i fundit i aplikimit: 09.12.2021

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  • Ndihmon në hartimin e planeve të punës për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të  objektivave të Drejtorisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e objektivave të njësisë;
  • Harton dhe zhvillon legjislacionin për aktet tjera juridike, kontrata, marrëveshje nga fushë  veprimtaria e drejtorisë;
  • Bënë hulumtime dhe analiza që ndërlidhet me ligjet dhe aktet nënligjore brenda fushës së  përgjegjësisë së drejtorisë dhe Komunës, si dhe jap rekomandime, këshilla, udhëzime për  menaxhmentin e drejtorisë;
  • Bënë pajtueshmërinë e projektligjeve dhe projekt akteve tjera nënligjore me kornizën kushtetuese  dhe me legjislacionin në fuqi në Kosovë dhe me legjislacionin e Bashkimit Evropian si dhe merr  pjesë në hartimin e strategjisë legjislative të Komunës;
  • Kujdeset që përmbajtja dhe forma e projekt akteve normative të jetë e saktë, si nga aspekti gjuhësor  dhe teknik si dhe të jetë identike me gjuhet zyrtare;
  • Sipas kërkesës dhe sipas udhëzimeve të nivelit më të lartë jap opinione ligjore si dhe bënë hartimin  e projektmarrëveshjeve, projektvendimeve dhe projekt akteve tjera;
  • Bashkëpunon me njësit tjera brenda Komunës për aktivitetet që ndërlidhen në fushën e  legjislacionit;
  • Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë  të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesa të përgjithshme:

  • Njohuri të plota dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatës dhe të kuptuarit e fushave që  ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të mira të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose  analitike dhe në marrjen e Vendimeve;
  • Aftësitë të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësitë për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet  dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave  profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësitë për të përfaqësuar.

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik.

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit;
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve.

Për më shumë informacion kliko këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020