BloguBurime LigjoreBurime për Start UpKonferenca Podim: Thirrje për Startup-et Shqiptare

March 9, 20220

Jeni një startup nga Shqipëria që mendon se mund të fitosh 50.000 euro investim? Podim po të kërkon!

 

Çfarë është Podim?

 

Podim është një platformë jofitimprurëse, krijuar në vitin 1980 me qëllimin për të ndryshuar përceptimet ndaj inovacionit. Themeluar në Slloveni, Podim është shndërruar tashmë në ngjarjen më të rëndësishme për startup-et (që përdorin teknologjinë) në rajonin e EQL, aty ku nevojat e biznesit zgjidhen me anë të inovacionit, njohurive dhe përvojës së përftuar. Podim është një platformë që mundëson shkëmbim informacioni dhe mundësi të vlefshme për rrjetëzim. Me anë të konferencave, Podim synon të pajisë themeluesit dhe inovatorët me mjetet e duhura për të zgjidhur sfida të rëndësishme shoqërore.

 

Nëse je një startup ambicioz nga rajoni i EQL-së, atëherë Podim po të kërkon, për të të vendosur në kontakt me investitorë tejet të motivuar, nga rajoni dhe bota, me korporata dhe biznese të tjera të cilat kërkojnë të bëjnë marrëveshje me startup-et. Fokusi i Podim janë startup-et që përdorin dhe zhvillojnë teknologjinë, veçanërisht ata që kanë në fokus zhvillimin e software-ve dhe/ose hardware-ve. 

 

Të gjitha të mësipërmet i përfitoni nëse përzgjidheni si një prej 150 startup-eve pjesmarrër në konferencë. Podim ofron gjithashtu mundësi të shkëlqyera për të mësuar dhe shkëmbyer përvoja me sipërmarrës, investitorë dhe ekspertët më të mirë të fushës së teknologjisë nga e gjithë bota.

 

Pse duhet të bëheni pjesë e Podim?

 

  • Podim është një mundësi për të ekspozuar veten dhe talentin tuaj ndaj më shumë se 100 investitorëve, për të gjetur punë ose krijuar partneritet. 
  • Podim është vendi ku duhet të shkoni për t’u pajisur me shpirtin e sipërmarrjes, entuziazëm dhe mentalitet pozitiv.
  • Podim është një konferencë e veçantë, ku mund të diskutoni idetë dhe planet tuaja me liderë të ndryshëm të industrisë dhe të merrni komente të paçmueshme.
  • Ju do të keni mundësinë për të fituar 50.000 euro investim dhe akses në programin e plotë të përshpejtuesit FRC.
Ku të aplikoni?

 

Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni këtë link.

 

Informacion shtesë:

 

  • Aplikimet janë të hapura deri më 15 mars.
  • Vetëm 150 startup-et e përzgjedhur do të kenë mundësinë të marrin pjesë në Podim.
  • Konferenca do të ketë një natyrë hibride: fizikisht – në Slloveni dhe online – në mbarë botën.
  • Podim do të zhvillohet nga data 16 deri më 18 maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020