Këshilli Rinor i Ballkanit do të organizojë konferencën me temë ” Sfidat dhe Efektet e Reformës në Sistemin e Drejtësisë në datën 21 Nentor 2021, nga ora 10:00 – 14:00, te Rogner International Hotel me 3 të ftuar me eksperiencë në fushën e drejtësisë.
Qëllimi i platformës “Today’s” është që të lidhë studentët dhe profesionistët e rinj në fusha të caktuara me akademikë, biznesmenë, diplomatë, ekonomistë, financierë dhe ekspertë të fushave të caktuara, për të mësuar më shumë rreth fushave ku ata studiojnë ose kanë interes.
Konferenca është e hapur për të gjithë studentët, juristët , profesionistët dhe të interesuarit në fushën e drejtësisë.
Për çdo paqartësi ju lutemi kontaktoni në balkansyouthcouncil@gmail.com, ose vizitoni këtë link për më shumë informacion.