ICC dhe Federata Ndërkombëtare e Inxhinierëve Këshillues (FIDIC) do të zhvillojnë për herë të parë në një format virtual – Konferencën e tyre vjetore ICC-FIDIC.
Aktiviteti që do të mbledhi praktikuesit kryesorë të ndërtimit në botë, synon t’u sigurojë pjesëmarrësve një azhornim të tendencave dhe zhvillimeve të fundit të industrisë, të japë njohuri të specializuara si dhe të ofrojë një platformë ekskluzive komunikuese për komunitetin ndërkombëtar të ndërtimit.
Kur? 11-12 Tetor 2021
Kush duhet të marrë pjesë?
Çdo praktikues palë në kontrata dhe mosmarrëveshje ndërkombëtare të ndërtimit:
- Inxhinierë, kontraktorë, avokatë të brendshëm të kompanive të ndërtimit
- Avokatë në fushën e ndërtimit, arbitra
- Ndërmjetësues, ekspertë, menaxherë kontratash
- Institucionet financiare dhe entet qeveritare të përfshira në prokurime ndërkombëtare
Ndiq link-un për më shumë informacion mbi këtë aktivitet.