UNICEF Kosova ka një vend vakant për pozicionin Konsulent për Zhvillimin e Rinisë.
Brenda fushës së përgjegjësisë, rezultatet e pritshme për këtë pozicion janë të përshkruara më poshtë:
- Mbështet MFLT (Ministrinë e Financave, të Punës dhe Transfertave) në krijimin e një mekanizmi për fondin e planifikuar të garancisë për të rinjtë, dhe krijon lidhje me ministritë e tjera të linjës për procesin e garancisë për të rinjtë
- Krijon një harte të skemave dhe programeve ekzistuese të cilat fokusohen në rritjen e aftësive të adoleshentëve dhe të rinjve, praktika pune dhe punësim, të mbështetur nga institucionet e nivelit qendror
- Ndërlidh programet e të rinjve të UNICEF -it në Kosovë me programet e tjera të mbështetura nga MFLT
- Identifikon fushat për përfshirjen e UNICEF -it në mbështetjen e zhvillimit të politikave miqësore dhe buxhetimit për fëmijët, të lidhura me tranzicionin nga shkolla në punë dhe mandatin e MFLT
- Lehtëson dhe mbështet programin e aktivizimit të të rinjve dhe adoleshentëve të MFLT të parashikuar sipas paketës së Planit të Rimëkëmbjes Ekonomike nën zbatimin e Agjencisë Kosovare të Punësimit
- Mbështet dhe lehtëson zbatimin e programeve të garantimit të punësimit që lidhen me përfshirjen e të rinjve, përfshirë studentët nga fakulteti i punës sociale, në programe të ndryshme praktike dhe punësim në institucionet publike dhe arsimore
- Mbështet dhe lehtëson përpjekjet e riorganizimit që rrjedhin nga bashkimi i ish Ministrisë së Financave dhe ish Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale
Kualifikimet minimale
Diplomë Masteri
Njohuri/Ekspertizë/Aftësi të kërkuara:
- Diplomë universitare, mundësisht me diplomë master në ekonomi ose shkenca shoqërore
- Të paktën 2 vjet përvojë pune në institucionet publike në fushën e integrimit evropian ose financave
- Aftësi të dëshmuara analitike dhe eksperiencë me shkrimin e raporteve
- Aftësia për të shkruar shkurt, qartë dhe nën presionin e kohës
- Aftësi të forta lehtësuese, negociuese dhe koordinuese
Afati i fundit i aplikimit: 8 Tetor, 2021