PunësimAvokat pranë Kontakt.al

May 19, 20210

Kontakt.al po kërkon individë të rinj, të talentuar dhe me integritet të lartë për t’u bashkuar me ekipin e tyre si Avokat.

Përgjegjësitë:

  • Hartimi, rishikimi dhe negocimi i një sërë kontratash industriale dhe tregtare ndërmjet palëve të ndryshme të përfshira në projekt
  • Hartimi i deklaratave dhe autorizimeve
  • Interpretimi dhe analizimi i dokumenteve, legjislacionit dhe çdo dokumentacioni tjetër
  • Ndjekja e procedurës për pjesëmarrje në tender dhe plotësimi i dokumentacionit përkatës
  • Ndjekja e procedurave për Leje të Ndërtimit për objektet që parashikohen të ndërtohen nga Shoqëria dhe sigurimi i dokumenteve përkatëse
  • Përfaqësimi në organet e administratës shtetërore si dhe pranë personave juridikë dhe privatë me të cilët Shoqëria është e përfshirë ose palë e interesuar
  • Përfaqësimi para gjykatave për çështje të ndryshme
  • Negocimi i kontratave me palë të treta
  • Diskutime dhe vlerësime me klientë në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tyre
  • Udhëzimi i klientëve përmes formave të ndryshme të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, duke përfshirë çështjet gjyqësore, kur zgjidhen kontratat, nuk bëhen pagesa, për dëmtime të pësuara dhe çështje të tjera lindin rreth projektit
  • Azhurnim me ndryshimet në ligj.

Kriteret:

  • Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
  • Minimum 3 vjet përvojë pune (mundësisht në sektorin e ndërtimit)
  • Zotërimi i mirë i anglishtes.
  • Shkathtësi të shkëlqyera për zgjidhjen e problemeve
  • Aftësi për të punuar në afate dhe nën presion
  • Aftësi për të punuar me iniciativën personale dhe si pjesë e një ekipi
  • Përdorues i mirë i Microsoft Office
  • Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikuese, duke përfshirë aftësi hartuese
  • Zotërimi i licencës së avokatit, do të ishte një avantazh.

-> Kandidatët e interesuar duhet të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në amela.dulla@kontakt.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020