Cilat janë ndryshimet e kontratës së depozitës dhe kontratës së huapërdorjes?
Fillimisht ngjashmëritë: Kontrata e depozitës ngjan me atë të huapërdorjes, sepse në të dyja këto kontrata kalon sendi në dorësi të njërës prej palëve.
Ndryshimet:
- Te kontrata e huapërdorjes, qëllimi i dhënies së sendit në nëdorësi është përdorimi i tij nga ana e huamarrêsit, ndërsa te kontrata e depozitës qëllimi i dhënies së sendit është vetëm ruajtja e tij dhe jo përdorimi;
- Kontrata e depozitës lidhet në dobi të atij që lë sendin në depozitë, pra, në dobi të pronarit të sendit, ndërsa te huapërdorja – kontrata lidhet në dobi të atij që e merr sendin prej pronarit.
- Kontrata e huapërdorjes lidhet gjithmonë pa shpërblim, ndërsa depozita prezumohet si një kontratë me shpērblim, që përjashtimisht mund të lidhet pa shpërblim.
Cilat janë ndryshimet e kontratës së depozitës dhe kontratës se huasë?
Fillimisht ngjashmëritë: Depozita ngjan me kontratën e huasë, sepse të dyja mund të lidhen me shpërblim ose pa shpërblim.
Ndryshimet:
- Objekti i Kontratës: Në kontratën e depozitës, objekt janë sende të pakonsumueshëm dhe individualisht të përcaktuar, ndërsa te huaja janë sende të konsumueshëm dhe të pëcaktuar në gjini.
- Të drejtat: Te depozita kalon e drejta e nëdorësisë mbi sendin, ndërsa te kontrata e huasë kalon e drejta e pronësisë.
- Së fundi, vetëm në rast se depozita e rregullt shndërrohet në një depozitë të parregullt, kjo e fundit do të barazohet juridikisht me kontratën e huasë.