Burime LigjoreKontratat & TransaksionetKontrata e Enfiteozës

April 15, 20210

Çfarë është kontrata e enfiteozës?

Enfiteoza është një kontratë, me të cilën një personi i jepet e drejta të përdorojë e të përmirësojë një pasuri të paluajtshme, kundrejt një shpërblimi periodik në të holla ose në natyrë.

Çfarë qëllim ka kontrata e enfiteozës?

Enfiteoza ka si qëllim jo vetëm përdorimin e sendit, por edhe përmirësimin e tij. Përmirësimi te kontrata e enfiteozës është gjithnjë në funksion të përdorimit të sendit. Në të shumtën e rasteve, përmirësimi sjell ndryshimin e destinacionit të pasurisë, por ai duhet të jetë i parashikuar në kontratë. Në të kundërt, pala që ka dhënë sendin në enfiteozë ka të drejtë të kërkojë zgjidhjen e kontratës.

Çfarë formë ka kontrata e enfiteozës?

Enfiteoza është një kontratë formale. Ajo duhet të bëhet me akt noterial dhe të regjistrohet në regjistrat publikë. Në të kundërt, ajo është e pavlefshme.

Çfarë objekt ka kontrata e enfiteozës?

Objekt i kontratës së enfiteozës mund të jenë vetëm sendet ose pasuritë e paluajtshme. Ndër objektet më të zakonshme të kontratës së enfiteozës jane tokë, ujërat, kullotat, ndërtesat, etj,  të cilat përdoren vetëm pasi janë përmirësuar, ndryshuar apo përshtatur në një drejtim të caktuar nga palët.  Nëse në përdorim do të jepet një send i luajtshëm, i cili edhe do të përmirësohet duke i ndryshuar komplet destinacionin, nuk do të lidhet nga palët e saj një kontratë enfiteoze, por do të lidhet një kontratë qiraje.

Çfarë afat ka kontrata e enfiteozës?

Nuk parashikohen afate ligjore ligjore përsa i përket kohëzgjatjes së kontratës së enfiteozës. Afati mund te venodset si kusht thelbësor nga marrëveshja e palëve kontraktuale. Kur kontrata e enfiteozës është lidhur pa afat apo pa ndonjë kusht, enfiteozmarrësi ka të drejtë të kërkojë mbarimin e enfiteozës në çdo kohë.

Çfarë shpërblim ka kontrata e enfiteozës?

Shpërblimi i enfiteozës mund të jetë i shprehur në të holla ose në natyrë dhe duhet të përmbushet në afate periodike mujore ose vjetore.

Në rastin kur disa enfiteozëmarrës kanë marrë në enfiteozë të njëjtën pasuri, dhe secili e ka të përcaktuar në mënyrë e të dukshme pjesën e pronës, ata do të përgjigjen individualisht në përpjesëtim me vlerën e pjesës së pasurisë që ka marrë në përdorim.

Si zgjidhet kontrata e enfiteozës?

Enfiteozëmarrësi ka të drejtë të kërkojë zgjidhjen e kontratës së enfiteozës në çdo kohë, në qoftë se palët nuk kanë parashikuar ndonjë afat ose ndonjë kusht në kontratë.

Enfiteozëdhënësi ka të drejtë të kërkojë zgjidhjen e kontratës këto raste: kur enfiteozëmarrësi e dëmton pasurinë, kur enfiteozēmarrësi nuk e mirëmban atë, kur nuk i bën përmirësimet e parashikuara në kontratë, ose kur nuk paguan shpërblimin e enfiteozës për dy periudha të njëpasnjëshme.

 

Baza ligjore: Kodi Civil Shqiptar (Nenet 784-800)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020