Burime LigjoreKontratat & TransaksionetKontrata e Huasë: Mjeti Justifikon Qëllimin

September 18, 20210
http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2021/09/Copy-of-Happy-Monday-Instagram-Story-1.png

Njerëzit marrin hua për arsye të ndryshme – duke nisur nga nevoja për të paguar studimet universitare, e deri tek ambicia për të financuar një biznes të ri. Kontratat e huasë mund të jenë të thjeshta ose komplekse. Varet nga palët e përfshira dhe natyra e marrëveshjes.

Një marrëveshje e thjeshtë huaje është ajo e hartuar midis anëtarëve të familjes që materializojnë si objekt një shumë të caktuar parash. Në parim, njerëzit e së njëjtës familje priren të veprojnë në mirëbesim ndaj njëri-tjetrit. Sidoqoftë, një dokument i shkruar nuk e zvogëlon sasinë e besimit. Përkundrazi, i bën palët më të vetëdijshme për të drejtat dhe detyrimet e tyre.

Kodi Civil Shqiptar njeh lirinë e kontraktimit për palët, për aq kohë sa ato i përmbahen me dispozitave të detyrueshme ligjore. Përndryshe, vlefshmëria e aktit mund të cenohet.

 

Të kuptuarit që në fillim – Çfarë është një kontratë huaje?

 

Një dokument ligjërisht i detyrueshëm që përcakton kushtet dhe detyrimet e Huasë. Huadhënësi/ja (personi që jep hua) i jep huamarrësit/es (personit që merr hua) pronësinë e një sasie parash ose sendesh. Numri, pesha ose cilësia/lloji i sendeve duhet specifikuar gjithmonë – në mënyrë që kthimi të jetë në të njëjtën formë.

Për shembull: Një tregtar i jep hua nënkontraktorit të tij shumën prej 1500 EU dhe një laptop Dell XPS 13 9300. Në kontratë ata përcaktojnë një afat njëvjeçar për nënkontraktorin për të kthyer shumën prej 1500 EU dhe laptopin.

Palët janë të lira të mos vendosin një afat kohor në kontratën e tyre. Në këtë rast, huamarrësi/ja duhet të kthejë paratë/objektin me kërkesë të huadhënësit/es.

Gjykata e Lartë e njeh lirinë e kontraktimit si të drejtën e huamarrësit/es për të menaxhuar ose përdorur paratë e huazuara në interesin e tij/saj më të mirë. Në vendimin nr. 932 datë 22.6.2000, Gjykata ka vendosur:

“Në çdo rast, në një kontratë huaje, huadhënësi nuk ka të drejtë të ndërhyje në mënyrën se si i administron apo i përdor huamarrësi paratë e marra hua. Në këtë kontratë huadhënësi ka të drejtë të kërkojë vetëm kthimin e shumës së dhënë hua, si dhe kamatat e stimuluara, në qoftë se huamarrësi e ka marrë përsipër një detyrim të tillë. Rreziqet eventuale, që rrjedhin nga administrimi i shumës së marrë hua, nga investimi i saj, apo nga kryerja prej huamarrësit me këtë shumë e veprimeve të tjera juridike me qëllim rritjen e fitimeve, rëndojnë kurdoherë mbi huamarrësin.”

 

Çfarë e bën një Kontratë huaje kaq të veçantë?

 

Normat e interesit! Zakonisht kamata paguhet çdo vit. Megjithatë palët mund të vendosin mos të caktojnë një normë interesi për huanë, ose ta realizojnë shlyerjen me këste mujore.

Sidoqoftë, nëse norma e interesit është vendosur – dhe huamarrësi/ja nuk respekton detyrimet e tij/saj të shlyerjes mbi normën e interesit – kjo përbën një shkelje thelbësore të kontratës.

 

Klauzola mbi Mospërmbushjen e Detyrimit

 

Palët duhet të përcaktojnë në kontratë se cfarë do të konsiderohet mospërmbushje detyrimi, dhe të ofrojnë mjetet e duhura juridike për një rast të tillë. Mospagimi mund të shkaktohet nga të dyja palët: huamarrësi/ja dhe huadhënësi/ja.

Nga shembulli i mëparshëm: Palët përcaktojnë se kthimi i shumës do të bëhet me këste. Huamarrësi duhet të bëjë 3 (tre) pagesa prej 500 EU, plus normën e interesit, derisa i gjithë principali dhe interesi të paguhen plotësisht deri në fund të vitit. Por, nëse huamarrësi nuk arrin të paguajë dy këste të njëpasnjëshme, huadhënësi ka të drejtë të kërkojë shlyerjen e menjëhershme të parave dhe kthimin e laptopit të huazuar.

Nga ana tjetër, huadhënësi duhet të mbajë përgjegjësi nëse mallrat e huazuara kanë të meta të cilat mund të dëmtojnë interesin e huamarrësit. Përveç se, nëse ai/ajo dëshmon se nuk kishte dijeni për të këto të meta.

Ndoshta mund të jeni bërë kuriozë për të hartuar një Kontratë Kredie. Duke përdorur Legit ju mund të veproni disa minuta si një avokat/e. Shanset që ta hartoni vetë një kontratë, pa asnjë ndihmë të jashtme, janë më të larta pasi keni lexuar tashmë këshillat e Legit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020