Burime LigjoreKontratat & TransaksionetKontrata e Qirasë

April 2, 20210

Qiraja është një kontratë përmes së cilës njëra palë (qiradhënësi) lidhet për t’i dhënë palës tjetër (qiramarrësit) një send, për gëzim të përkohshëm kundrejt një kompensimi.

Baza Ligjore: Kodi Civil Shqiptar

Titulli: Qiradhënësi mbetet pronari i sendit të specifikuar në kontratë, ndërsa qiramarrësi e përdor atë send në përputhje me destinacionin e tij specifik natyror dhe ia kthen qiradhënësit para skadimit të kushteve të kontratës.

Afati: Kontrata e qirasë nuk mund të përcaktohet për një periudhë që tejkalon 30 vjet, përveç nëse ligji parashikon ndryshe. Për shembull, qiraja e tokës ka një afat maksimal prej 99 vjetësh, ndërtesat e destinuara për qira të banesave janë 5 vjet.

Objekti: Vetëm sendet mund të ekzistojnë si objekt i kontratës së qirasë. Artikujt duhet të jenë njëkohësisht të pakonsumueshëm dhe individualisht të përcaktuara.

Rinovimi: Një kontratë qiraje do të konsiderohet se rinovohet kur, megjithëse afati ka skaduar, qiramarrësi vazhdon të përdorë sendin dhe qiradhënësi nuk e kundërshton këtë.

Shpërblimi: Shpërblimi për qiranë mund të jetë monetar ose në natyrë.

Kontrata e nënqirasë bazohet në kontratën e qirasë, në të cilën qiramarrësi mund të lidhë një marrëveshje nënqiraje me një palë të tretë, por gjithmonë kur palët nuk kanë parashikuar ndryshe, si dhe nëse është dhënë pëlqimi i qiradhënësit. Kur një send i qirasë është tjetërsuar, shitur ose dhuruar, kontrata e qirasë është gjithashtu e detyrueshme për pronarin e ri, me kusht që kontrata e qirasë të ketë një datë të saktë për të rezultuar paraprakisht në kohë krahasuar me datën e kontratës së tjetërsimit të sendit.

Mbarimi: Qiraja përfundon me skadimin e afatit pa pasur nevojë të lajmërohet përfundimi i tillë në ndonjë formë të caktuar. Kur kontrata është lidhur me një periudhë të pacaktuar, ajo do të konsiderohet të përfundojë sa më shpejt që njëra palë njofton palën tjetër, kur ata kanë parashikuar një gjë të tillë në kontratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020