Burime LigjoreKontratat & TransaksionetKontrata e Shitjes

April 20, 20210

Kontrata e shitjes ka për objekt kalimin e pronësisë së një sendi ose kalimin e një të drejte kundrejt pagimit të një çmimi. Kontrata e shitjes synon drejtpërdrejt në realizimin e të drejtave materiale dhe ekonomike të të dy palëve.

Çfarë forme ka kontrata e shitjes?

Në disa raste, kërkohet që kontrata e shitjes të jetë formale. Për shembull, shitja e pasurive të paluajtshme duhet të bëhet me akt noterial dhe të regjistrohet. Gjithashtu, shitja midis personave juridikë, shtetërorë ose privatë duhet të bëhet me shkresë, sepse nuk mund të provohet me dëshmitarë.

Cilët janë elementët e domosdoshëm për kontratën e shitjes?

Elementet e kontratës së shitjes, të cilët janë absolutisht të domosdoshëm që ajo të jetë e vlefshme, janë subjekti, objekti dhe përmbajtja. Çmimi konsiderohet si një ndër kushtet thelbësore të kontratës së shitjes.

Cilat janë palët e kontratës së shtijes?

Palë në kontratën e shitjes mund të jenë personat fizikë, personat juridikë, shtetërorë ose privatë, shqiptarë ose të huaj, si dhe vetë shteti. Kusht i shitjes është që subjektet që lidhin këtë kontratë duhet të kenë zotësi për të vepruar. Në disa raste kontrata e shitjes quhet e vlefshme edhe për të miturit si blerës.

Kush nuk mund të jetë blerës?

Nuk mund të marrin pjesë si blerës drejtpërdrejtë ose me anë të personave të tjerë, ose në ankand, këto kategori personash:

  • Personat që administrojnë ose ruajnë pasuritë e të tjerëve në bazë të ligjit të një kontrate apo të emërimit ngashteti, si kujdestarët, depozituesit, përfaqësuesit ligjorë etj, për sendet që u janë lënë në administrim.
  • Personat zyrtarë që realizojnë shitje me ekzekutim të detyrueshëm për sendet që do të shesin, si përmbaruesit gjyqësorë, punonjësit e doganave, policisë financiare, të policisë pyjore, punonjësit që organizojnë ankandet, punonjësit e financave etj.
  • Gjyqtarët, prokurorët, noterët, avokatët, përmbaruesit, për sendet që janë objekt gjykimi. Ata mund të paraqiten si blerës vetëm kur janë bashkëpronarë mbi një send që është objekt gjykimi në gjykatën ku punojnë.

Personat e sipërpërmendur nuk mund t’i blejnë drejtpërdrejtë dhe personalisht sendet e mësipërme. Ata nuk mund t’i blejnë as me anë të personave të tjerë këto sende. Edhe ne rastin kur si blerës paraqitet një person i tretë, por pas tij sendi rishitet dhe kalon në pronësinë e personave të sipërpërmendur, kontrata e shitjes është e pavlefshme. Gjithashtu, këta persona nuk mund të dalin si blerës as për atë kategori sendesh që shitet nëpërmjet ankandit.

Cfarë mund të jenë objekte të kontratës së shitjes?

Objekt i kontratës së shitjes janë sendet me qarkullim të lirë, me qarkullim të kufizuar, të drejtat, sendet e ardhshme dhe të drejtat e ardhshme.

Si caktohet çmimi i shitjes?

  • Çmimi duhet të jetë i shprehur në të holla, në të kundërt nuk do të jete kontratë shitje, por kontrate shkëmbim. Si përjashtim, çmimi mund të jetë i shprehur pjeserisht në të holla dhe në natyrë. Në këtë rast jemi para kontratës së shitjes kur vlera e shprehur në të holla do të jetë më e madhe se vlera e sendit .
  • Çmimi  duhet të jetë i drejtë. Ai duhet të jetë të paktën sa një e dyta e vlerës së sendit të shitur , ose maksimumi sa dyfishi i vleres. Në të kundërt, shitja do të jetë e pavlefshme.
  • Çmimi duhet të jetë real. Ai konsiderohet i tillë kur i përgjigjet vlerës reale të sendit, cilësive të tij dhe qëllimit për të cilin është krijuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020